“Boom” i ekonomisë transatlantike më e fuqishmja në botë! - Business Magazine Albania

“Boom” i ekonomisë transatlantike më e fuqishmja në botë!

Raporti Ekonomia Transatlantike

Nga Neritan Mullaj, Executive Director at the American Chamber of Commerce in Albania

Edicioni i 21-të i Raportit Ekonomia Transatlantike 2024 ka prodhuar një rezultat mbresëlënës dhe optimist. Ekonomia transatlantike, me një vlerë prej 8.7 trilion dollarësh, ka demonstruar një elasticitet jashtëzakonisht të lartë përballë sfidave globale ekonomike dhe strategjike. Kjo bën që tregu transatlantik të mbetet jo vetëm më i madhi, por edhe më i pasuri në botë. Kjo ekonomi përbën gjysmën e totalit të konsumit personal global dhe afër një të tretën e PBB-së botërore në përputhje me fuqinë blerëse.

Tregtia e mallrave mes SHBA dhe Evropës ka shënuar nivele rekord, duke arritur 1.22 trilion dollarë në vitin 2023. Kjo shifër është dyfishi i tregtisë së mallrave mes SHBA dhe Kinës, që ka qenë 575 miliardë dollarë, dhe 16% më e lartë se tregtia e mallrave mes BE dhe Kinës, që ka qenë 798 miliardë dollarë. Gjithashtu, Evropa tani është tregu kryesor eksportues i LNG- së për SHBA-në, duke përbërë mbi 60% të eksporteve, dhe njëkohësisht është furnizuesi kryesor i naftës për BE-në. Dërgesat e naftës nga SHBA-ja në Evropë kanë rritur me 82% që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, ndërsa pjesa e importeve të naftës dhe produktet e naftës nga Rusia në Evropë ka rënë nën 4% në vitin 2023.

 

Raportit Ekonomia Transatlantike

 

SHBA dhe Evropa vazhdojnë të jenë burime kryesore të investimeve të huaja direkte për njëra-tjetrën. Stoku i investimeve të SHBA-së në BE prej 2.7 trilion dollarë në 2022 ishte 21 herë më i madh se stoku i IHD-ve të SHBA-së në Kinë prej 126.1 miliardë dollarësh, ndërkohë stoku i investimeve të BE-së në IHD në SHBA ishte 2.4 trilion dollarë në 2022, 4% më shumë nga 2021. Studimi i kryer në 30 vende evropiane dhe 50 shtete të SHBA nga Daniel Hamilton dhe Joseph Quinlan në Institutin e Politikës së Jashtme ka nxjerrë një mesazh të fortë ekonomik dhe politik. Nuk ka dy rajone të tjera në botë të integruara ekonomikisht në mënyrë të ngjashme me SHBA-në dhe Evropën, duke bërë këto dy tregje të jenë më të rëndësishmet gjeoekonomikisht për njëra-tjetrën dhe të mbështetura fuqishëm në sfidat gjeopolitike që të dy ekonomitë përballen.

Shifrat e paraqitura në raport janë dëshmi e një historie suksesi dhe Dhomat Amerikane në Europë (ACE) kanë luajtur një rol kyç në fuqizimin e këtyre marrëdhënieve.

Për të lexuar raportin, ku mund të gjeni detaje të tjera të rëndësishme të këtij bashkëpunimi ekonomik, lexoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0