BONEVET zgjeron programin për shkollat publike në Kosovë - Business Magazine Albania

BONEVET zgjeron programin për shkollat publike në Kosovë


Një nga shkollat publike të Kosovës në qytetin e Gjakovës, po piloton një projekt të ri të quajtur “BONEVET Creative Class” së bashku me Bonevet Makerspace, e cila është një nga makerspaces-at e parë dhe më të suksesshëm në Ballkan. Kjo klasë do të përfshijë mësime nga arti, elektronika, programimi dhe robotika, duke u fokusuar në aspektin praktik të secilit prej tyre.

“BONEVET Creative Class” është një projekt pilot zbatuar nga BONEVET Makerspace, i mbështetur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjakovës dhe në shkollën fillore “Kelmend Rizvanolli”. Nxënësit nga klasat e treta, katërta dhe të pesta do të jenë pjesë e këtij projekti pilot, ku në bazë të klasave përkatëse do të fitohen njohuritë në tema të ndryshme të tilla si elektronika, programimi dhe robotika.

Objektivi kryesor i kësaj klase të re inovative është të nxisë imagjinatën, kreativitetin dhe shpirtin e bashkëpunimit, si dhe të mësojnë të bëjnë krijimet e tyre me duart e tyre. Pjesëmarrësve në këtë projekt do t’iu jepet mundësia për të zhvilluar shumë aftësi sociale dhe arsimore, të tilla si:

• Kreativiteti i edukimit duke kthyer idetë dhe imagjinatën e tyre në diçka të prekshme.
• Zhvillimi i mendimit kritik, ku ata janë të inkurajuar që të jenë me mendje të hapur, të bëjnë pyetje dhe të marrin vendime të zgjuara dhe të hapura.
• Duke punuar në grupe, nxënësit të krijojnë bashkëpunime të ngushta, të mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin, të shkëmbejnë ide dhe të ndihmojnë të tjerët për qëllime të ngjashme.
• Kurioziteti rritet, së bashku me dashurinë për të mësuar dhe për të eksploruar gjëra të reja dhe synimin që të kenë sukses.
• Nxënësit rrisin aftësitë e tyre të komunikimit dhe mësojnë të paraqesin punën e tyre përmes teknologjisë.

Ky projekt do të vazhdojë gjatë semestrit të parë shkollor me mundësi për t’u zgjeruar në të gjitha shkollat fillore të Gjakovës dhe të Kosovës.

 

Një makerspace* është një hapësirë e përbashkët pune brenda një shkolle, biblioteke apo objekti të veçantë publik / privat për të mësuar, duke eksploruar përmes përdorimit të teknologjisë së lartë.

 

burimi: digjitale

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0