Gjigandi gjerman shpreson të rritë shitjet e tij të makinave elektrike në 100.000 automjete në fillim të vitit 2017, raporton Reuters, duke cituar një intervistë me Harald Krueger, CEO i BMW-së, në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.
BMW aktualisht shet automjete me një bateri elektrike – e quajtur I3. Për të ndihmuar këtë makinë të konkurrojë kundrejt një tregu në rritje, kompania ka rritur kapacitetin e baterisë me rreth 50%. Me ritmin e tanishëm, I3 do të përbëjë vetëm një të katërtën e shitjeve të BMW në 2017.
Kjo nuk do të thotë se bateritë janë duke punuar ngadalë në të gjitha llojet e automjeteve BMW.
Kompania filloi të ofrojë iPerformance në variantet hibride të Serisë 3 dhe Serisë 7 në SHBA dhe në Europë, por gjithashtu elektrifikoi edhe Serinë 2 dhe X5. BMW gjithashtu ende shet i8, një super makinë hibride që nuk është aspak praktike (dy dyer, pa vende mbrapa) dhe as e lirë (çmimi fillon nga 140,000 $ ).
Mercedes dhe Volkswagen, të dy planifikojnë të prodhojnë automjete elektrike deri në fund të dekadës, por BMW ka qenë shumë më e qetë në lidhje me produktet e ardhshme elektrike.
Burimi: cnet.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto