Blogu – Fillimet e tij, ku ndodhet tani dhe e ardhmja - Business Magazine Albania

Blogu – Fillimet e tij, ku ndodhet tani dhe e ardhmja


Sipas Brandon Gaille, sot në internet ka mbi 152 milionë blogje dhe një blog i ri shtohet çdo gjysëm sekonde. Por, çfarë është saktësisht një blog? Mbi 32 milionë amerikanë aktualisht lexojnë blogje çdo javë, megjithatë shumica e njerëzve nuk mund ta shpjegojnë se çfarë është një blog në të vërtetë.

Lexoni: E dini se kur kanë lindur blogjet e para?

Në fillim, “blogjet” e para ishin të kufizuara duke treguar për jetën e personave. Këto blogje të hershme ishin një ditar online ose forum i revistave publike. Sot, blogjet mbulojnë një seksion të gjerë tematikash, që nga blogjet personale, për hobit, lajme, këshilla shëndetësore, këshilla për takime, çështje sociale, udhëzime financiare, etj. Çdo gjë që mund të imagjinoni, tashmë ka një blog për këtë.

Darren Rowse, themelues i Problogger e përkufizon blog-un si një botim i shpeshtë dhe kronologjik online. Një blog është një faqe interneti personale ose komerciale ose faqe interneti, e cila përditësohet rregullisht me mendime, komente, artikuj dhe lidhje me faqet e tjera të internetit. Ndërsa një faqe interneti mund të mbetet e pandryshuar për vite, një blog përditësohet shpesh dhe në mënyrë kronologjike.

Origjina e Blogjeve

Blogs, siç i njohim sot, kanë lindur nga forumet software-ike në internet. Kompanitë e software-ëve të viteve 1990, si WebEx filluan të zhvillojnë biseda të ndryshme përmes forumeve.

Sipas Rebecca Blood, krijuesja e blogut “Rebecca’s Pocket”, këto forume u zhvilluan ngadalë në ditarët online rreth viteve 1994. Justin Hall është kredituar si një nga blogerët e parë, duke krijuar blogun “Justin’s Links from the Underground”, në vitin 1994. Ai e mbajti blogun për 11 vjet gjatë shkollimit të tij në Kolegjin Swarthmore dhe me kalimin e kohës blogu filloi të përqëndrohej më shumë në hollësitë intime të jetës së tij.

Rritja e blogjeve në fund të viteve 1990 çoi në zhvillimet e mjeteve të botimit në web duke u lejuar përdoruesve jo-teknikë të vendosnin përmbajtje në blogjet e tyre. Që nga ky moment, njohja dhe përdorimi i HTML dhe FTP ishte i nevojshëm për të publikuar përmbajtje. Në Gusht të vitit 1999, Evan Williams dhe Meg Hourihan lançuan Blogger.com, një blog falas që përmbante Sistemin e Menaxhimit të Përmbajtjes.

Lexoni: Njihuni me blogeren 22-vjeçare, e cila paguhet 15,000 $ për një postim të vetëm në Instagram

Sistemi i Menaxhimit të Përmbajtjes (CMS) WordPress u lançua në Maj të vitit 2003. Para vitit 2003, programi, i njohur gjerësisht si Cafe Log, u përdor për rreth 2.000 blogje. Që nga lançimi i software-it user-friendly dhe intuitiv gjatë 11 viteve të fundit, duke e bërë software-in falas dhe në dispozicion për të gjithë. Mbi 14.4 miliardë blogje janë në WordPress.

Autorësia e Blogjeve

Nëse lexojmë për historinë e blogging, është interesante të lexojmë edhe për historinë e autorësisë së blogging dhe se si kjo ka ndryshuar gjatë 20 viteve të fundit. Historia e blogging është formuar drejtpërdrejtë nga ata me aftësi dhe qasje në gjuhën, software-in dhe platformat që përdoren për të krijuar blogje.

Kur blogging u zbulua për herë të parë, autorësia e saj ishte e kufizuar tek ata që ishin në gjendje të shkruanin HTML dhe FTP, prandaj dialogu dhe trajektorja e blogjeve ishte e kufizuar në një zë të veçantë dhe në një audiencë të caktuar. Zëri i blogging, në fillim ishte shumë i kufizuar dhe i njëjti, lexohej vetëm nga ata që ishin në gjendje t’i gjenin.

Pasi software-i dhe njohuritë e nevojshme për të krijuar dhe mbajtur një blog u bënë më pak teknike, kjo rezultoi në klasën e veçantë të botimeve në internet që prodhon blogjet që njohim sot. Për shembull, përdorimi i një lloj programi të bazuar në shfletues tani është një aspekt tipik i blogging. Blogjet tani mund të organizohen në internet nga një kompani e dedikuar për mbajtjen e blogut, ose të drejtohen përmes software-ëve të lirë dhe të paguar të blog-ut si WordPress, Type Movable, Blogger ose Live Journal.

E ardhmja e Blogging

Ku do të shkojnë blogjet në të ardhmen është një pikëpyetje për të gjithë.

Që nga shkrimtarët e panjohur në qytete të vogla deri tek kompanitë e mëdha shumëkombëshe drejtojnë bloget e tyre sot dhe është e pamundur të dihet se ku do të shkojnë.

Ndërsa popullariteti i blogging vazhdon të rritet, një numër i madh i programeve të blogging dhe madje edhe kurset për blogging tani janë pranuar gjerësisht nga të gjithë.

Në vitet e fundit blogging si një platformë shkrimi ka marrë shumë kritika nga profesionistë të industrisë së shkruar. Si një profesion botimi jo i rregulluar, artikujt e blogut me shumë gjasa kanë gabime drejtshkrimore, gabime gramatikore, njëanshmëri dhe argumente të strukturuara keq. Disa persona thonë se blogging do të sjellë ‘rënien’ e gjuhës angleze.

Lexoni: Postimi në blog i vitit 2006 tregon pse Elon Musk është kaq i suksesshëm

Ndërsa ka shumë që kritikojnë hapur blogging, shumë të tjerë duhet të lavdërohen për përpjekjet e tyre. Përmes blogjeve, mund të arrihet një dialog i drejtpërdrejtë midis autorit dhe publikut, duke lejuar një lidhje më intime dhe shkëmbim aktual të informacionit.

Blogimi vazhdon të luftojë mes linjave të sigurimit të një platforme për fjalën e lirë dhe dhënien e një zëri atyre që nuk duhet ose nuk duan të dëgjohen nga një komunitet më i gjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0