Bleta: Revolucioni i inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe - Business Magazine Albania

Bleta: Revolucioni i inteligjencës artificiale në gjuhën shqipe

Bleta
~5 minuta lexim

Në një periudhë të shpejtë përparimi teknologjik, ku inteligjenca artificiale po ndryshon thelbësisht mënyrën se si operojnë bizneset dhe shërbimet, Bleta, një model gjuhësor i avancuar në gjuhën shqipe, ka dalë në skenë si një novator i jashtëzakonshëm. I zhvilluar nga startup-i Dialogo, ky model i parë në trevat shqipfolëse, synon të transformojë mënyrën se si krijohet dhe menaxhohet përmbajtja në shqip, duke ofruar zgjidhje të avancuara dhe efikasitet në një gamë të gjerë fushash. Në këtë intervistë me Klei Aliaj, do të eksploroni rrugëtimin e Bletës dhe Dialogo-s, si dhe sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar këtë projekt të guximshëm dhe inovativ.

 

Bleta

 

Na fol pak më shumë për Bletën, çfarë keni bërë deri më tani dhe çfarë synoni?

Bleta është një model gjuhësor me inteligjencë artificiale që prodhon tekste në gjuhën shqipe. Është modeli i parë i tillë në trevat shqipfolëse dhe është një nga produktet e kompanisë Dialogo, ku ne punojmë. Deri tani, kemi zhvilluar një model të avancuar që mund të ndihmojë në shumë fusha, nga automatizimi i proceseve administrative deri te krijimi i përmbajtjes me cilësi të lartë në gjuhën shqipe. Synimi ynë është të përmirësojmë më tej këtë model dhe ta bëjmë atë të aksesueshëm për një gamë më të gjerë përdoruesish, ndaj edhe e kemi hapur kodin e bletës që të aksesohet nga të gjithë.

Lexo edhe: Misioni dhe Sfida e Startup-it Ratt Tech Legal, prioritet gratë në fushën e ICT-së

A është ky një startup i nisur?

Startup-i quhet Dialogo, një platformë që u lejon bizneseve të integrojnë IA në proceset dhe shërbimet e tyre, duke automatizuar dhe ulur kostot. Në vend që një biznes të punësojë një ekip programuesish dhe të kalojë muaj të tërë duke zhvilluar një aplikacion IA, me Dialogo, ata mund të krijojnë aplikacione IA të fuqishme pa pasur nevojën për një staf teknik dhe me kosto shumë më të ulëta. Platforma jonë është e lehtë për t’u përdorur dhe mundëson krijimin e zgjidhjeve të personalizuara për çdo biznes.

Jeni vetëm në këtë sfidë, apo jeni një skuadër?

Jemi 3 vetë që punojmë së bashku. Unë merrem me zhvillimet teknike, ndërsa kolegët e tjerë merren me marketingun dhe shitjet. Ne punojmë në mënyrë të ngushtë për të siguruar që platforma jonë të plotësojë nevojat e klientëve tanë dhe të ofrojmë një shërbim cilësor.

 

Bleta


Kujt do t’i vlejë Bleta? Cilat janë avantazhet e saj?

Bleta, si një model IA në gjuhën shqipe, mund të përdoret nga institucione shtetërore, deri te bizneset private. Për shembull, me anë të Bletës mund të automatizohet procesi i Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Europian, një proces që zakonisht kërkon shumë kohë dhe burime njerëzore. Gjithashtu, mund të gjenerojë tekst me cilësi të lartë në shqip, të ndihmojë në përkthime, të asistojë në proceset administrative dhe të ndihmojë në edukimin dhe trajnimin e stafit. Avantazhet e saj përfshijnë uljen e kostove, rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për nevojat specifike të përdoruesve.

Si lindi ideja për Dialogo?

Rreth dy vjet më parë, krijova një asistent me inteligjencë artificiale për e-Albanian, që u mundësonte përdoruesve të lundronin në shërbimet e e-Albanias nëpërmjet një ndërfaqeje chat, sikur të flisnin me një person. Ky produkt u bë viral dhe shumë njerëz më mbështetën. Për ta krijuar atë sistem, m’u deshën katër muaj pune intensive dhe shpenzime të konsiderueshme. Kjo më bëri të mendoj për krijimin e një platforme që mundëson krijimin dhe menaxhimin e asistentëve IA, pa përdorur kod dhe në mënyrë të shpejtë. Kjo ishte ideja fillestare që më dha shtysë për të krijuar platformën Dialogo.

Cilat janë sfidat tuaja në realizimin e produktit?

Sfida kryesore për momentin është edukimi dhe prezantimi i platformës te bizneset, sepse në Shqipëri ende jo të gjithë njerëzit e kuptojnë potencialin e vërtetë të IA. Ne jemi duke punuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar se si IA mund të përmirësojë efikasitetin dhe të ulë kostot. Gjithashtu, sfidë është edhe krijimi i besimit te klientët për të përdorur një teknologji të re dhe inovative.

 

Bleta

Kur do ta kemi gati produktin për përdorim?

Platforma është tashmë gati dhe ka klientë aktivë në disa shtete të Europës si Zvicra, Gjermania, Italia, por edhe në Shqipëri. Ne vazhdojmë të përmirësojmë dhe të zgjasim funksionalitetet e platformës dhe jemi të gatshëm të pranojmë klientë të rinj që duan të përfitojnë nga avantazhet e AI në bizneset e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0