“Bleta e Arte”, vleresohen me çmime 50 sipermarrje te suksesshme - Business Magazine Albania

“Bleta e Arte”, vleresohen me çmime 50 sipermarrje te suksesshme


Qeveria shqiptare ka vleresuar 50 sipermarrjet me te suksesshme ne nje ceremoni te organizuar ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtise dhe Sipermarrjes organizoi kete mbremje gala, nen kujdesin e kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama. Ne kete event u ndane plot 50 çmime per sipermarrjet, dy nder te cilat shkuan per mbeshtetesit e “Albanian ICT Awards”, konkretisht EasyPay dhe Raiffeisen Bank. Keto vleresime publike u bene per talentet, vullnetet dhe sukseset e biznesit.

Kryeministri Rama ne fjalen e tij i dha nje rendesi te veçante raportit qeveri-sipermarrje dhe ndryshimeve qe ka planifikuar qeveria per ta permiresuar kete marredhenie. Me pas kreu i Qeverise ka theksuar se: “Ne jemi ketu per t’i dhene sipermarrjes nje mesazh te forte respekti, dhe qendrimi per te krijuar nje kthese ne marredhenie me ta. Borxhet kane nisur te shlyhen ne nje pjese te madhe te tyre. Deri ne 31 dhjetor, ne do te kemi shlyer 400 milione dollare dhe pjesen tjeter vitin e ardhshem. Por jemi ende shume larg vendosjes se figures se sipermarresit ne piedestalin e merituar. Jemi larg vendosjes ne vend te dinjitetit te figures se sipermarresit. Mungesa e besimit te sipermarrjes ndaj shtetit eshte nje problem qe duhet ta kalojme se bashku”, vijoi kryeministri Rama.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj theksoi ne fjalen e tij se qeveria ka paguar gati 300 milione dollar borxh per sipermarrjen dhe ka faktuar ngritjen e Keshillit Kombetar , si nje ure bashkepunimi me biznesin.

“Bleta e Arte” apo “ Sipermarresi i Vitit” ishte nje risi e cila startoi vitin e kaluar duke hapur keshtu nje marredhenie te re mes qeverise dhe sipermarrjes. Ahmetaj siguroi se 2015-a do te jete viti i luftes kunder informalitetit, dhe garantimit te konkurrences se lire. Duke u ndalur tek prioritetet e qeverise per zhvillimin ekonomik te vendit, ministri Ahmetaj tha se synohet rritja e prodhimit dhe eksporteve.

Siç permendem edhe me lart, mbeshtetesit e “Albanian ICT Awards” u renditen si dy nder 50 kompanite fituese te vleresuara me çmim. EasyPay u nderua me “Çmimi i Teknologjise se Informacionit”, ndersa Raiffeisen Bank me “Çmimi per Pergjegjshmerine Sociale”.

(PCWorld Albanian)

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0