Gjatë muajit Korrik, Facebook deklaroi se ishte duke punuar për shtimin e një opsioni në faqet e bizneseve i cili do të lejonte realizimin e blerjeve.
Tashmë pas marrëveshjes me platformën e-commerce Shopify, blerjet në Facebook janë bërë realitet. I njohur ndryshe si Dyqani (The Shop), ai i lejon tregëtarët të shfaqin produktet e tyre direkt në profilin përkatës. Për më tepër tregtarët mund të zgjedhin në rast se klientët mund të realizojnë blerjen e produkteve direkt në faqen e tyre në Facebook, apo nëse ato duhet të ridrejtohen në dyqanin apo aplikacionin përkatës.
Proçesi i pagesave kontrollohet nga Shopify dhe jo nga Facebook, në këtë mënyrë blerësit nuk duhet të shqetësohen për ruajtjen e të dhënave të kartave të kreditit pa lejen e tyre. Megjithatë ekziston një mënyrë për ruajtjen e tyre për realizimin e blerjeve në të ardhmen për çdo kënd që dëshiron.
Kjo veçori e re është ende në fazë testimi dhe mund të shikohet vetëm nga një pjesë e përdoruesve, por pas disa javësh ajo do të bëhet e disponueshme për çdokënd.
Burimi: pcworld.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto