BlackBerry liçenson kompaninë kineze TCL, për prodhimin e telefonëve BlackBerry - Business Magazine Albania

BlackBerry liçenson kompaninë kineze TCL, për prodhimin e telefonëve BlackBerry


BlackBerry bëri të ditur se do të jetë kompania kineze TCL “Communication Technology Holdings” e cila do të prodhojë dhe shes telefonë BlackBerry në mbarë botën dhe shënon marrëveshjen e parë të liçensimit nga prodhuesi kanadez.

Telefonët e prodhuar nga TCL, kompani e cila prodhon edhe telefonët Alcatel, do të pajisen me softuerët e sigurisë së BlackBerry, tha kompania.

Ky lajm vjen në një kohë kur BlackBerry po kthen vëmendjen drejt një industrie më fitimprurëse, atë të softuerit pas gjunjëzimit përpara Apple dhe Samsung.

Gjatë Shtatorit kompania kishte lënë të kuptohej se prodhimin e telefonëve BlackBerry do ja linte një pale të tretë dhe një muaj më pas nxori në shitje DTEK60, një fryt bashkëpunimi me TCL.

Marrëveshja e re i jep TCL të drejta për të prodhuar dhe shitur telefonë BlackBerry në të gjitha vendet e botës përveç Indisë, Sri Lankës, Nepalit, Bangladeshit dhe Indonezisë të cilët janë tregjet më të mëdha të BlackBerry.

Po në Shtator BlackBerry nënshkroi marrëveshje me BB Merah Putih, kompani e cila do të prodhojë telefonët me këtë markë në Indonezi.

Të ardhurat e kompanisë ishin 156 milionë $ tre mujorin e fundit, një tjetër rënie nga 166 milionë $ që ishte tremujorin e dytë të vitit. Divizioni i paisjeve gjeneroi 105 milionë $ të ardhura.

Burimi: pcworld.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0