Biznesi shqiptar që “zhvendos” zyrat në Sardenjë, për dy ditë  - Business Magazine Albania

Biznesi shqiptar që “zhvendos” zyrat në Sardenjë, për dy ditë 


Të fluturosh me charter drejt një destinacioni… Nuk po flasim për turistë drejt resorteve të Turqisë, apo për polakët që vijnë në Shqipëri. Flasim për punonjës të “Balfin Group”. Një traditë që nisi 7 vite më parë, ka destinacione të ndryshme, tema të ndryshme dhe objektiva të njëjta. Objektivi është, rigjenerim, trajnim, pushim, rifreskim idesh, rrjetëzim mes kolegësh, njohje objektivazh e vizion të qartë.

Për këdo që mund të pyesë si menaxhohen e funksionojnë më së miri të gjitha kompanitë e grupit “Balfin”, një nga bazat duket se është edhe kjo. Samir Mane, Presidenti i këtij Grupi, përmes strukturës së ngritur, menaxhimit, formimit dhe komunikimit me punonjësit në kushte të relaksuara siç mund të jetë një vend bregdetar, i njeh ata me fotografinë e ardhshme të grupit.

Këtë vit, 130 punonjësit e “Balfin Group”, u zhvendosën në Sardenja të Italisë.

Eris Kasmi, Drejtor i Komunikimit në Balfin tregon se, pjesë e udhëtimit ishin, “drejtuesit e grupit, kompanive të grupit dhe niveli i parë dhe i dytë menaxherial, por edhe staf operacional”.

Ai tregon se prej 7 vitesh, udhëtime të tilla zhvillohen me një tematikë të caktuar, ku përveç argëtimit, zhvillohet trajnim, krijohet sinergji dhe vendosen piketat kryesore për vijimësinë e aktivitetit të grupit.

Këtë vit, me dy trajnerë austriakë, të njohur ndërkombëtarisht, punonjësit e “Balfin” u trajnuan për “Design thinking & Problem solving”. Çdo vit ka një temë të veçantë. Dy vitet e kaluara, ata kanë marrë më shumë njohuri për ndryshimin, dhe sipërmarrjen në ndryshim.

Një aktivitet që niset nga CEO e grupit dhe zv/presidentët e kompanive, mbyllet nga ideatori i kësaj filozofie pune, z. Samir Mane.

Siç ju folëm më lart për foton, pas dy ditësh trajnim e relaks së bashku, “qielli është më i pastër”, për t’u treguar atyre, ku dhe si do të jetë “Balfin” disa vite më vonë. Në mbyllje të aktivitetit, z. Mane përcakton vizion e grupit. Dhe vizioni i zbuluar për Businessmag, është ai i të qenit grupi më i madh, inovativ, cilësor dhe me standarde jo vetëm në Shqipëri dhe rajon, por dhe më gjerë.

Një filozofi e tillë pune, do të mundësonte shumë kompani për një përformancë më të mirë.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0