Bizneset sekondare, 8.800 sipërmarrje operojnë vetëm në Tiranë - Business Magazine Albania

Bizneset sekondare, 8.800 sipërmarrje operojnë vetëm në Tiranë


Kryeqyteti është më i lakmuari ndër qytetet e tjera për të zhvilluar biznes, kjo për shkak të numrit të lartë të popullsisë, i cili ka ardhur në rritje të përvitshme, të përqendrimit të shërbimeve dhe institucioneve shtetërore.

Në 24 njësitë administrative të Tiranës zhvillojnë aktivitetin 46.895 subjekte kryesore, ku 11 ish-njësitë e vjetra kanë edhe përqendrimin më të lartë.

Por ajo që vihet re është shifra e lartë edhe e bizneseve sekondare, pra që janë në pronësi të individëve që kanë edhe një biznes kryesor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për vitin 2016, në të 24 njësitë administrative të Tiranës zhvillojnë aktivitetin ekonomik 8.809 subjekte sekondare, ku mesatarisht rezulton që rreth 8.800 sipërmarrës kanë një biznes të dytë.

Kategoria e parë në renditje janë dyqanet e shitjes me pakicë, me 3.337 subjekte, të ndjekur nga “shitje me shumicë”, njësitë e shërbimit, si hotelet, baret, restorantet, subjekte në sektorin e transportit, etj.

Bashkia e Tiranës, së fundmi, i ka kushtuar veçanërisht vëmendje investimeve në periferi dhe nxitjes së bizneseve për të zhvilluar aktivitetet e tyre në këto zona, me qëllim zhvillimin e tyre ekonomik.

Burimi: scan-tv.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0