Bizneset në parqet teknolgjike zhvishen nga taksat - Business Magazine Albania

Bizneset në parqet teknolgjike zhvishen nga taksat

parqet teknolgjike

Bizneset që do të ushtrojnë aktivitet në parqet teknologjike dhe shkencore do të përfitojnë lehtësi fiskale. Qeveria ka miratuar disa vendime që përcaktojnë kriteret dhe procedurat që i lehtëson sipërmarrjet nga detyrimet ndaj tatimeve. Konkretisht, në vendim thuhet  që zhvilluesi,  që  të  përfitojë  lehtësirat  fiskale, duhet që të   ketë   lidhur   kontratë   me   institucionin përgjegjës   për   ndërtimin   dhe   administrimin   e  parkut. Ndërsa, bizneset  qe do të operojnë në këtë park, që  të  përfitojnë nga  lehtësirat  fiskale, duhet të  ketë  lidhur  kontratë  qiraje  me  zhvilluesin për  fillimin  e  aktivitetit  në  park, ku  janë  pasqyruar lehtësirat fiskale; të  jetë  regjistruar  në  Qendrën  Kombëtare  të Biznesit  për  kryerjen  e  aktivitetit,  si  përdorues i parkut teknologjik dhe shkencor; të  ketë  realizuar  detyrimet  që  lindin  nga kontrata e lidhur me zhvilluesin.

Çdo  person  fizik  ose  juridik,  shqiptar  ose  i huaj,  mund  të  paraqesë  te  zhvilluesi  kërkesën  për  miratimin  si  përdorues  për  të  ushtruar  aktivitet brenda  parkut. Kriteret që duhet të plotësojë janë : ekstrakt  i  regjistrit  tregtar  për  të  dhënat  e subjektit,  vetëdeklarim për shlyerjen detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore; vetëdeklarim që nuk është   në ndjekje penale,  si dhe nuk  ka  procese  gjyqësore  në  lidhje me aktivitetin; vetëdeklarim që   nuk është në  proces falimentimi  dhe  kapitalet  e  tij  nuk  janë  në  proces ekzekutimi nga përmbaruesit; studim fizibiliteti për veprimtarinë që do të ushtrojë në park.

Lehtësitë të cilat fillojnë nga data kur zhvilluesi lidh kontratë me përdoruesin janë: Furnizimi i mallrave shqiptare të destinuara për t’u vendosur në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”, konsiderohen si furnizim për eksport me shkallë 0 ; Norma e tatimfitimit është 0 për 15 vite të njëpasnjëshme për ato të ardhura që gjenerohen nga aktivitetet, të cilat zhvillohen në park;  Pagat e personelit që punon në kërkim-zhvillim të përdoruesit në park dhe i gjithë stafi i zhvilluesit përjashtohen nga të gjitha taksat për një periudhë 10-vjeçare; Përjashtohen nga TVSH-ja mallrat, pajisjet dhe shërbimet e përdorura në park, të cilat do të shërbejnë për nxjerrjen e “produktit inovativ”; Përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë; Përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për një periudhë 10-vjeçare për ndërtimet e realizuara në park; Kostot e trajnimit për punonjësit shkencorë dhe teknikë në park mund të rimbursohen pjesërisht nga shteti.

Lexo: WhatsApp po sjell një super veçori të re

Sipërmarrësit,    që    ofrojnë    dhe    kryejnë  shërbime ndërtimi, montimi dhe punë të  ngjashme, për llogari të “përdoruesit” në park nuk  përfitojnë  lehtësirat  fiskale. Po ashtu, mallrat,  pajisjet  dhe  shërbimet  në  parqet  teknologjike  dhe  shkencore,  që  nuk  përdoren  për nxjerrjen  e  “Produktit  inovativ”,  por  janë  për përdorim apo konsum përfundimtar, nuk trajtohen si të përjashtuara nga TVSH-ja. Pasuritë    e    paluajtshme shtetërore,    që  përdoren për krijimin e parkut teknologjik, merren  në përdorim nga zhvilluesi për një periudhë kohore jo më pak se 20  vjet. Zhvilluesi  gëzon  të  drejtën  e  dhënies  me nënqira te përdoruesi të pasurive të paluajtshme.

SCAN TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0