Bizneset mund të aplikojnë deri në shtator për garancinë e dytë sovrane

Bizneset mund të aplikojnë deri në shtator për garancinë e dytë sovrane

garanci sovrane

Bizneset do të kenë afat deri në fund të shtatorit për të aplikuar dhe përfituar nga garancia e dytë sovrane.

Vendimi është bërë i ditur nga Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila thotë se një hap i tillë është ndërmarrë për të ndihmuar bizneset. Afati do të mbyllej me 2 gusht 2020. Deri tani e kanë marrë kredinë sovrane të dytë 119 biznese.

Ministrja Denaj theksoi se çdo lloj biznesi, i vogël, i mesëm apo i madh, mund të aplikojë për kredi përmes garancisë sovrane për nevoja në kapital qarkullues dhe investime të reja. Shuma maksimale e kredisë është 300 milionë lekë (240 mijë euro), por gjysma e kredive nuk duhet të jetë më të mëdha se 150 milioën lekë (150 mijë euro).

Lexoni: Një pushim i mirë nuk është luks

Kredia do të fillojë të paguhet në muajin e 7, deri atëherë do të paguhet vetëm interesi. Interesi i huasë mund të jetë nga 3 për qind deri në 5 për qind.

Deri më 27 korrik 2020, kanë aplikuar 263 sipërmarrje dhe janë aprovuar 119 të tilla. Vlera në lekë e aplikimeve është 6 576 194 mijë lekë, në total e aprovuar është gati 50% e totalit, pra 3 109 206 mijë lekë.

Garancia e dytë sovrane u miratua në maj nga qeveria Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0