Bizneset mbi 2 milionë lekë xhiro, kujdes me deklarimin - Business Magazine Albania

Bizneset mbi 2 milionë lekë xhiro, kujdes me deklarimin


Çdo sipërmarrës që dorëzon deklaratë të pasaktë, do të gjobitet sa 0.06% e detyrimit të papaguar për çdo ditë gjatë së cilës pagesa nuk është kryer, sipas  Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Ekspertët e tatimeve kërkojnë të bëhet kujdes me plotësimin e deklaratave, pasi çdo deklaratë tatimore që nuk është e plotësuar me të dhënat reale financiare të subjektit apo që ka gabime aritmetike do të konsiderohet automatikisht e pasaktë.

Për më tepër, nëse provohet se këto pasaktësi janë bërë qëllimisht nga biznesi, atëherë ky do të konsiderohet evazion fiskal dhe pasohet nga gjoba më të rënda deri në ndjekje penale.

Lexo: Tatimet publikojnë ndryshimet e taksave kombëtare

Të gjitha këto masa ndëshkimore janë parashikuar në ligjin për procedurat tatimore. Ndërkohë, tatimet i bëjnë thirrje bizneseve që të mbajnë në mënyrë korrekte dokumentacionin tatimor që kërkohet nga ligji, përfshirë regjistrat, librat e shitjes dhe ato të blerjes, pasi në të kundërtën do të ndëshkohen me gjobë.

Kufiri aktual i xhiros për kalim në TVSH është 2 milionë lekë në vit, nga 5 milionë që ishte më parë. Ëdo biznes me këtë nivel xhiro, duhet të deklajë ëdo tre muaj deklaratën tatimore. Kjo është një përvojë e re për sipërmarrjet me mbi 2 milionë lekë xhiro dhe rrjedhimisht edhe me një rrezik më të lartë në gabime.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0