Bizneset, anëtarësim me detyrim në Dhomën Amerikane të Tregtisë

Bizneset, anëtarësim me detyrim në Dhomën Amerikane të Tregtisë

~3 minuta lexim


Qeveria ka dërguar në Parlament një projektligj, i cili detyron të gjitha bizneset, të mëdha apo të vogla, që të anëtarësohen në Dhomën Publike të Tregtisë. Drafti është nismë e Ministrisë së Ekonomisë dhe mbështetet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas tij, anëtarësimi nënkupton që çdo biznes do të paguajë kuotën e detyrueshme vjetore për Dhomën, e cila do të vendoset nga Asambleja e këtij institucioni. Ministria thotë se, ligji do të fuqizojë Dhomën Publike të Tregtisë dhe Industrisë, që sot – sipas saj, – ndodhet në vështirësi financiare.

* Por, ky anëtarësim me detyrim i bizneseve në Dhomën Amerikane të Tregtisë ka krijuar shqetësim te shoqatat e tjera të biznesit. Dhoma amerikane i është drejtuar, zyrtarisht përmes një letre Komisionit të Ekonomisë, duke i kërkuar bllokimin e ligjit, i cili – sipas saj, – godet sipërmarrjen në vend.

“Dhoma amerikane mendon se, ky detyrim rrit kostot për biznesin dhe do të pengojë hapjen e bizneseve të reja”, shkruan Lorenc Gjoni, drejtor ekzekutiv i DAT-së.

Sipas saj, përveç se rrit barrën mbi të gjitha bizneset, drafti monopolizon përfaqësimin e sipërmarrjes, duke cënuar dhomat e tjera.

“Nisma për forcimin e dhomave publike po bëhet duke iu vendosur bizneseve një taksë të fshehtë”, vijon më tej Gjoni.

Në fund të letrës, Dhoma amerikane u shpreh deputetëve edhe një shqetësim tjetër.

“Në mënyrë të përsëritur, qeveria ndërmerr nisma dhe miraton ligje në fushën e ekonomisë, pa u konsultuar me shoqatat e biznesit”.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0