Bitcoin humbet 10,000 dollarë ose 17%, brenda 24 orëve - Business Magazine Albania

Bitcoin humbet 10,000 dollarë ose 17%, brenda 24 orëve

Bitcoin

Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm gjatë natës të së shtunës, duke rënë në nivelin më të ulët afër 43,000 dollarë. 

Sipas Coin Metrics, kriptomonedha më e njohur në botë balancoi humbjet më pas, duke arritur në njvelin rreth 49,291 dollarë. 

Në harkun kohor brenda 24 orëve, që përfshin mëngjesin e së premtes dhe deri në mëngjesin e së shtunës, çmimi i bitcoin pësoi ulje nga 57,000 dollarë në 47,000 dollarë, duke humbur 10,000 dollarë, ose më shumë se 17%.

Çmimi i Ether gjithashtu ra me afër 3,500 dollarë të shtunën. Ai u rrit disi më pas, duke u tregtuar afër 3,870 dollarë. Ether, monedha dixhitale e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut, humbi më shumë se 16% nga e premtja në mëngjes rreth orës 8 të mëngjesit deri të shtunën në 8 të mëngjesit. 

Crypto filloi të bjerë të premten pasi stoqet u tërhoqën dhe investitorët u drejuan tek siguria e thesarit. Aksionet teknologjike ishin ndër humbësit më të mëdhenj në Wall Street të premten, me Tesla që ra 6%. 

Fondi i Inovacionit ARK pësoi humbje me 5% të premten dhe 12% gjatë javës. 

Nuk kishte asnjë arsye të qartë për rënien e vlerës së kriptomonedhave, veçanërisht të shtunën gjatë natës kur humbjet u përshpejtuan.

Lexoni: Analizë/ Çfarë ndodhi me tregun e kriptomonedhave që ra në mënyrë alarmante gjatë fundjavës

/cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0