Bitcoin arrin vlerën 1 trilion dollarë - Business Magazine Albania

Bitcoin arrin vlerën 1 trilion dollarë

Klubi i vlerës së tregut prej 1 trilion dollarësh i është shtuar një anëtar i ri: bitcion. Numri i përgjithshëm i tregtimit së bitcoin-s ka arritur vlerën e më shumë se 1 trilion dollarë. Kjo për shkak se çmimi i një bitcoin arriti të premten vlerën më të lartë të të gjitha kohërave. Një bitcoin aktualisht kushton rreth 55,000 dollarë dhe ka rreth 18.6 milionë monedha në qarkullim, sipas Cionbase.

Për ta kuptuar vlerën, vetëm katër kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Apple, Microsoft, Amazon dhe pronari i Google Alphabet, vlejnë sa bitcion. Gjithashtu, Bitcoin aktualisht vlen rreth 225 miliardë dollarë më shumë se Tesla, kompania që ka përgjegjësinë më të madhe për rritjen më të fundit të çmimit të kriptovalutës.

Juggernaut-ja e makinave elektrike të udhëhequr nga Elon Musk, njoftoi në fillim të këtij muaji se tani zotëron bitcoin me vlerë 1.5 miliardë dollarë. Tesla gjithashtu tha se po shikonte lejimin e konsumatorëve për të përdorur bitcoin, për të blerë makinat dhe SUV-të e saj. Ky lajm ka ndezur spekulime se kompanitë e tjera të mëdha së shpejti mund të shtojnë bitcoin ose kriptomonedha të tjera në bilancet e tyre, meqë bitcoin po gjeneron një kthim dukshëm më të lartë sesa obligacionet dhe paratë cash.

LEXO: Bitcoin tejkalon 50,000 dollarë, duke zgjatur rritjen masive të 2021

Corporate America po vlerëson bitcoin. Gjigandët e pagesave, Square dhe PayPal, i lejojnë përdoruesit e tyre ta blejnë dhe ta shesin atë. Kartat e kreditit Visa dhe Mastercard gjithashtu po përqafojnë kriptomonedhat. Një strateg i lartë në BlackRock, menaxheri më i madh i aseteve në botë, tha këtë javë se kompania ka filluar të ‘zhytej’ në bitcoin, duke e parë si një investim.

E gjithë kjo ka ndihmuar në ndezjen e një vale blerjesh nga investitorët mesatar. Firma e kërkimit të konsumatorit Piplsay, shkroi në një raport të enjten se gjysma e më shumë se 30,000 konsumatorëve që anketoi këtë javë në lidhje me bitcoin thanë se ata mendonin se ishte “e sigurt” për të investuar në kriptovaluta.

Çmimet e Bitcoin janë rritur më shumë se 80% deri më tani këtë vit, dhe investitorët po kërkojnë me entuziazëm edhe kriptomonedha të tjera. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë me një vlerë totale prej rreth 220 miliardë dollarësh, është më shumë se dyfishuar këtë vit. Dhe çmimi i dogecoin, një monedhë që nisi fillimisht si një shaka e bazuar në meme, gjithashtu është rritur shumë këtë vit.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0