Bill Gates tregon strategjinë që përdori për të rritur Microsoft-in: “E përqendrova jetën time vetëm në një punë” - Business Magazine Albania

Bill Gates tregon strategjinë që përdori për të rritur Microsoft-in: “E përqendrova jetën time vetëm në një punë”

Bill Gates tregon strategjinë që përdori për të rritur Microsoft-in: “E përqendrova jetën time vetëm në një punë”

Kur Bill Gates la shkollën për të bashkë-themeluar Microsoft-in, ai nuk po mendonte të bëhej miliarder apo të drejtonte një kompani që sot vlerësohet me më shumë se 3 trilion dollarë.

Gates, atëherë 20 vjeç, kishte një përkufizim shumë më “të mërzitshëm” të suksesit, tha ai për CNBC Make It: “Atëherë, suksesi ishte vetëm: A është kodimi  im i mirë? A funksionon? Dhe a mund të tregojë kjo kompani botës se këto mikrokompjutera janë të rëndësishëm?”

Në atë kohë, në vitin 1976, të apasionuarit pas kompjuterave si Gates dhe bashkëthemeluesi Paul Allen konsideroheshin thjesht si disa individ që po merreshin me një hobi, por ng ana tjetër ata në vetvete besonin me vendosmëri se një revolucion teknologjik ishte i pashmangshëm. “Ishte magjia e softuerit. Dhe unë isha i gatshëm të përqendroja gjithë jetën time në të 20-at e mia vetëm në softuer, vetëm në një punë,” thotë Gates.

Konkretisht, ajo punë ishte krijimi i një softueri cilësor që mund ta bënte publikun të pranojë përdorimin e kompjuterit personal. “Fraza jonë ishte ‘një kompjuter personal në çdo tryezë dhe në çdo shtëpi’, që tingëllon e mërzitshme sot, por atëherë ishte plotësisht e çmendur,” thotë Gates, duke iu referuar deklaratës së misionit që ai dhe Allen shpesh përsërisnin te punonjësit e hershëm të Microsoft-it.

Fokusi intensiv për të krijuar produktin më të mirë të mundshëm nuk do të thoshte që Gates nuk ishte i vetëdijshëm për paratë që mund të fitoheshin — në fakt, ai insistoi për këtë që nga fillimi. Në “Letra e hapur për të apasionuarit pas hobit” e famshme të vitit 1976, Gates shkroi se përdoruesit duhet të paguajnë çmime të drejta për të përdorur softuerin, në mënyrë që zhvilluesit, si ai vetë, të kompensoheshin mjaftueshëm për të vazhduar punën në krijimin e softuerit të ri dhe cilësor që industria kishte nevojë për t’u rritur.

Qëndrimi i përqendruar i Gates — “Ishte gjithçka Microsoft, gjatë gjithë kohës në të 20-at e mia… përkufizimi im i suksesit ishte plotësisht i përqendruar në Microsoft,” thotë ai — e ndihmoi kompaninë të dalë në krye të epokës së kompjuterëve, duke e bërë atë një nga njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij aktuale është vlerësuar në 128 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Sot, Gates kënaqet duke qenë një “polimat” dhe duke mësuar për shumë tema, si biologjia, fizika dhe shkencat e klimës. Këto tema janë në fokus të një seriali të ri dokumentar në Netflix, “Çfarë vjen më pas? E ardhmja me Bill Gates,” që do të shfaqet më 18 shtator. Përkufizimi i tij personal i suksesit ka evoluar me siguri nga ditët e tij të hershme, thotë ai.

Në një farë mase, Gates pendohet për përqendrimin e tij të njëanshëm, i cili e mbajti atë — dhe punonjësit e tij — larg një ekuilibri mes punës dhe jetës personale. Tani, ai këshillon të gjithë që “të bëjnë një pushim kur kanë nevojë,” u tha studentëve në ceremoninë e diplomimit në Universitetin e Arizonës Veriore vitin e kaluar.

Lexo edhe: Si ta tejkaloni sindromën Imposter dhe të nisni biznesin tuaj – nga Gary Vaynerchuk

“Unë nuk punoj aq shumë [tani],” tha Gates së fundmi për Make It. “Në të 20-at e mia, nuk besoja në fundjava dhe pushime. Pra, kjo ishte paksa jashtë kontrollit, si e shtyva veten.”

Sot, ideja e suksesit për 68-vjeçarin lidhet me një pyetje tjetër: “A po sjell vlerë neto [botës]?” Ai është zotuar të dhurojë “pothuajse gjithë” pasurinë e tij të madhe — brenda 20 viteve të ardhshme, ka thënë ai — përmes nismave si Fondacioni Bill & Melinda Gates dhe grupit të tij të investimeve për energji të pastër, Breakthrough Energy.

“Tani, unë mund ta përkufizoj suksesin tim në terma të fuqizimit të njerëzve të tjerë [duke] ndarë atë që kam bërë gabim, atë që kam bërë mirë dhe duke ofruar burimet e mia për gjëra si malaria apo ndryshimet klimatike,” thotë Gates.

Ai shpreson të vazhdojë këtë punë gjatë dekadave të ardhshme, nëse shëndeti ia lejon: “Unë jam thjesht me fat që jam në një fazë të ndryshme [të jetës], por ende ndjehem se po bëj një ndryshim.”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0