Bill Gates njofton divorcin nga bashkëshortja Melinda pas 27 vitesh - Business Magazine Albania

Bill Gates njofton divorcin nga bashkëshortja Melinda pas 27 vitesh

Bill dhe Melinda Gates kanë deklaruar divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash. Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar nëpërmjet një letre të përbashkët në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’ se është ndarë nga gruaja e tij, Melinda Gates, pas 27 vitesh bashkëjetesë.

“Kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe ndërtuar një fondacion që operon kudo në botë dhe që i mundëson një jetë të shëndetshme dhe prodhuese njerëzve. Ndajmë ende besimin në atë mision dhe do vijojmë bashkëpunimin në fondacion, por nuk mendojmë se mund të rritemi më së bashku si çift.

Ne vazhdojmë të ndajmë besimin se misioni dhe puna jonë do vazhdojë së bashku, por mendojmë se nuk mund të kalojmë në faza të tjera jetësore si çift. Ne kërkojmë hapësirë dhe privatësi për familjen tonë, derisa të fillojmë jetën e re është komenti i vetëm që deri më tani shpjegon vendimin e papritur.” shkruhet në letër.

Ish-CEO i Microsoft, pasuria e të cilit përllogaritet në afro 145 miliardë dollarë dhe bashkëshortja e tij Melinda prej shumë vitesh drejtojnë fondacionin që mban emrin e tyre, që objektiv ka reduktimin e varfërisë dhe krijimin e mundësive të qëndrueshme të prodhimit.

Bill dhe Melinda Gates u takuan në Microsoft. Ajo ka qenë menaxhere e marketingut në kompaninë e programeve kompjuterike. Të dy u martuan në Hawaii në 1994 pasi Bill Gates kishte peshuar të mirat dhe të këqijat në një dërrasë të zezë. Njoftimi vjen dy vjet pasi Jeff Bezos, CEO i Amazon , tha se ai dhe gruaja e tij, MacKenzie, ishin duke u divorcuar. Bill Gates dhe Jeff Bezos janë ndër njerëzit më të pasur në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0