Bill Gates largohet nga bordi i Microsoft

Bill Gates largohet nga bordi i Microsoft


Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, gjatë një konference për shtyp, njoftoi se do të tërhiqet nga bordi drejtues i kompanisë Microsoft dhe Berkshire Hathaway, për t’iu përkushtuar më tepër aktiviteteve filantropike.

“Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm për mua të punoj me të dhe të mësoj nga Billi ndër vite”, tha CEO i Mirosoft, Satya Nadella, në një deklaratë të shkruar.” Microsoft do të vazhdojë të përfitojë nga pasioni dhe këshillimi teknik i vazhdueshëm i Billit për të drejtuar produktet dhe shërbimet tona përpara . Unë jam mirënjohës për miqësinë e Billit dhe mezi pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku me të, për të realizuar misionin tonë për të fuqizuar çdo person dhe çdo organizatë në planet për të arritur më shumë “.

Gates do të vazhdojë të shërbejë si këshilltar i teknologjisë për Nadella dhe drejtuesit e tjerë të Microsoft, tha kompania.

 Berkshire Hathaway tha se ish-CEO i American Express, Kenneth Chenault, do të zëvendësonte Gates, i cili ka shërbyer në bordin e Berkshire që nga viti 2004. Chenault njëkohësisht po largohet nga bordi i drejtorëve të Facebook, konfirmoi ndërmarrja. 68-vjeçari ka shërbyer në bordin e Facebook që nga viti 2018, pas daljes në pension të tij si drejtor i përgjithshëm dhe CEO i AMEX.

Në një deklaratë të shkruar, të postuar në faqen e tij në Facebook, Chenault tha se shërbimi në bordin e Berkshire Hathaway dhe bashkëpunimi i ngushtë me mikun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Berkshire, Warren Buffett, është “një mundësi që të vjen një herë në jetë”. “Unë gjithashtu besoj se qeverisja e mirë korporative përfshin kufizimin e numrit të angazhimeve të bordit për çdo drejtor,” tha Chenault.

Lexoni: Fondacioni Gates, Mastercard dhe Wellcome bashkohen për të krijuar ilaçet ndaj koronavirusit

Me një pasuri neto prej mbi 100 miliardë dollarë, Gates është personi i dytë më i pasur në botë pas Jeff Bezos të Amazon, sipas Indeksit të Bloomberg Billionaire. Ai ka punuar në nismat globale të shëndetit, zhvillimit industrial dhe arsimit përmes fondacionit Bill dhe Melinda Gates, që nga kalimi i detyrave të përditshme të Microsoft në 2008. Roli i Gates si kryetar i bordit të Microsoft përfundoi në vitin 2014. Ai planifikon të bëjë më shumë punë për të zgjidhur ndryshimet e klimës, sipas kompanisë.

CNN

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0