Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft publikoi një letër me shtatë faqe ku tha se “Epoka e AI ka filluar” duke përshkruar pikëpamjet e tij për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale.
Në letër, ai shkroi se zhvillimi i AI është “po aq thelbësor sa krijimi i mikroprocesorit, kompjuterit personal, internetit dhe telefonit celular”.
Gates ka folur më parë për entuziazmin e tij për të ardhmen e AI, përkatësisht se si mund të përdoret si mësues në arsim ose për të ofruar këshilla mjekësore për njerëzit ku mjekët nuk janë lehtësisht të arritshëm.
lexo : Një teknologji e re do të jetë ” më e madhe se AI “
Miliarderi gjithashtu përmendi në letër shqetësimet rreth Inteligjencës Artificiale, duke përfshirë rrezikun që njerëzit ta keqpërdorin atë.
Ndërsa në letër, Gates shtjelloi këto ide duke diskutuar mendimet e tij se si AI mund të përdoret si një mjet për të përmirësuar produktivitetin e njerëzve dhe se si mund të ndihmojë në përmirësimin e pabarazive globale – në vendin e punës, kujdesin shëndetësor dhe arsimin. businessinsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.