Bota po bëhet një vend më i mirë, thotë ai.
Bill Gates përmend disa trende, duke filluar nga normat e vdekshmërisë foshnjore në numrin e vendeve që tani ofrojnë mbrojtje për homoseksualët dhe lesbiket, që po e çojnë botën në një drejtim pozitiv.
Ne thjesht nuk dëgjojmë të flitet shumë për gjërat e mira, sepse fokusi është te lajmet negative.
Lexoni: 7 parashikimet e Bill Gates për të ardhmen
Ndër zhvillimet e shumta ai përmend:
• Një rënie drastike në normat e vdekshmërisë të fëmijëve nën moshën pesë vjeç. Ato janë përgjysmuar që nga viti 1990, duke shpëtuar jetën e 122 milionë fëmijëve.
• Rënie drastike në përqindjen e popullsisë botërore që jeton në varfëri të skajshme, nga më shumë se një e treta e popullsisë në vitin 1990 në rreth një të dhjetën në ditët e sotme.
• Një rritje e madhe në numrin e fëmijëve që ndjekin shkollën fillore në mbarë botën; më shumë se 90%.
• Ligjet që mbrojnë njerëzit homoseksualë tani garantohen në 100 vende.
• Numri në rritje i grave në mbarë botën që janë duke u zgjedhur në poste publike.
Gates fajëson median për përhapjen e ndjenjës së pesimizmit. Njerëzit janë më të prirur të lexojnë lajme negative, dhe kjo i frymëzon organizatat e lajmeve të fokusohen te gjërat negative, argumenton ai.
/BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto