7 parashikimet e Bill Gates për të ardhmen

7 parashikimet e Bill Gates për të ardhmen


Trupi i Bill Gates mund të jetë në tashmen, por truri i tij jeton në të ardhmen. Ai nuk është është një parashikues fati, është thjesht njeriu më i pasur në botë që herë pas here bën parshikime të sakta për të ardhmen që na pret.

Ai parashikoi saktë zhvillimin e smartphone-ëve dhe rrjeteve sociale, por këtë herë ai flet për 7 ngjarje të rëndësishme për planetin dhe shoqërinë njerëzore. Po këtë herë, a duhet ta besojmë?

Lexoni: Bill Gates bëri këto parashikime në vitin 1999 dhe është e frikshme sesa i saktë ka qenë ai

1. Afrika do të jetë në gjendje të ushqehet vet rreth vitit 2030.

Në Letrën Vjetore të Gates 2015, Gates bëri parashikimin se industria bujqësore e Afrikës do të rrisë produktivitetin me 50% deri në vitin 2030, duke plotësuar nevojat për të gjithë kontinentin.Aktualisht, kontinenti importon rreth 50 miliardë dollarë ushqim çdo vit, pavarësisht faktit se 70% e banorëve në Afrikën nën-Sahariane janë fermerë.

“Në 15 vitet e ardhshme, inovacionet në bujqësi do të fshijnë këto ironi brutale”, shkroi Gates. “Bota ka zhvilluar tashmë plehra më të mira dhe kultura që janë më produktive, ushqyese dhe rezistente ndaj thatësirës dhe sëmundjeve, fermerët afrikanë mundet teorikisht të dyfishojnë prodhimet e tyre.”

2. Një bakter i fuqishëm, ndoshta do të përhapet nga terroristët, do të vrasë 33 milionë njerëz brenda një viti.

Në shkurt, Bill Gates zbuloi në një konferencë në Mynih, se një nga kërcënimet më të mëdha për shëndetin global është një patogjen që do të shpërndahet në ajër nga bioterroristët. Mund të jetë një virus sintetik i lisë ose një super-grip që është shumë më vdekjeprurëse sesa sëmundjet normale.

Epidemiologët “thonë se ekziston një probabilitet i arsyeshëm që bota do të përjetojë një ngjarje të tillë në 10-15 vitet e ardhshme,” theksoi Gates.Në vetëm një vit, ky patogjen mund të zhdukë 33 milionë njerëz. Për këtë arsye, Gates dhe fondacioni i tij e kanë bërë vaksinimin një nga prioritetet e tyre kryesore për mbarë botën.

3. Banka telefonike do t’i japë dy miliardë më shumë njerëzve akses në shërbimet financiare.

Në vendet afrikane ku ka para të gatshme, njerëzit shpesh përballen me zgjedhjen e vështirë të pagesës për kujdesin shëndetësor, ushqimin, arsimin ose riparimet – të katërta nuk janë gjithmonë një opsion. Gates thotë se kjo rezulton nga një infrastrukturë e dobët bankare. Shërbimet financiare si M-PESA po ofrojnë qasje në llogaritë bankare dixhitale në vende si Kenia dhe Uganda.

Njerëzit të cilët ndoshta nuk kanë pasur më parë akses në shërbimet bankare, mund t’i përdorin këto llogari për të ruajtur më lehtë paratë. “Deri në vitin 2030, 2 miliardë njerëz që nuk kanë një llogari bankare sot do të ruajnë paratë dhe do të bëjnë pagesa me telefonat e tyre”, shkroi ai në Letrën Vjetore 2015.

4. Deri në vitin 2035 nuk do të ketë pothuajse asnjë vend të varfër, dhe nuk do të priten buxhetet e ndihmës së jashtme.

Gates parashikoi me guxim se nivelet e vazhdueshme të ndihmës së huaj mund të nënkuptojnë se nuk do të ketë pothuajse asnjë vend më të varfër deri në vitin 2035. Ai e përcaktoi “varfërinë” siç bën Banka Botërore, e cila është një buxhet ditor prej vetëm 1,90 dollarë. Ka njerëz në rreth 35 vende që përshtaten me këtë vlerë.

“Pothuajse të gjitha vendet do të jenë ato që tani i quajmë me të ardhura mesatare ose më të pasurat,” shpjegoi Gates. “Vendet do të mësojnë nga fqinjët më produktivë dhe do të përfitojnë nga risitë si vaksinat e reja, fara më të mira dhe revolucioni dixhital”.

5. Energjia e pastër do të sigurojë energjinë më të madhe për botën rreth vitit 2030.

Një nga parashikimet më shpresëdhënëse të Gates erdhi në vitin 2016, kur ai deklaroi se era, dielli, apo ndonjë burim tjetër i ripërtëritshëm do të fuqizojë shumicën e botës brenda 15 viteve të ardhshme.”Sfida me të cilën përballemi është e madhe, ndoshta më e madhe nga sa  e përfytyrojnë shumë njerëz,” shkroi ai në Letrën e tij Vjetore. “Por po kështu është edhe mundësia.”

Shumë nga vendet e varfëra që ai vizitoi nuk kishin ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike. Kjo do të thoshte se natën ata nuk kishin drita në shtëpitë e tyre, nuk mund t’i mbanin bizneset të hapura apo të punonin në qendrat mjekësore.

“Nëse bota mund të gjejë një burim energjie të lirë dhe të pastër, ajo do të transformojë jetën e miliona familjeve më të varfra.”

6. Automatizimi do të zërë shumë vende pune. Një taks për robotët do të zbuste ndikimin.

Në 20 vitet e ardhshme, depot dhe fabrikat në të gjithë vendin janë gati të zëvendësojnë punëtorët me robotë të automatizuar, thotë Gates. Vizioni i tij për këtë të ardhme përfshin në thelb tatimin e robotëve që kryejnë këto punë, me qëllim që të ruajnë tatimin mbi të ardhurat që ju do të merrnit nga një njeri.

7. Poliomeliti do të zhduket plotësisht brenda 6 viteve, kjo falë fushatave globale.

Vitin e kaluar bota pati vetëm 37 raste të reja të poliomielitit. Kjo është shumë më poshtë nga 400 raste në fund të viteve 1980.

E thënë ndryshe, vetëm disa qindra raste mbeten në mbarë botën dhe Gates shpreson se sëmundja do të bëhet sëmundja e dytë, pas lisë që do të zhduket njëherë e mirë.

“Bashkësia globale e poliomielitit tani po zvogëlohet dhe një plan i detajuar besoj se do të finalizoj çrrënjosjen e poliomelitit brenda gjashtë viteve të ardhshme,” shkroi ai në Letrën Vjetore të vitit 2013, duke shtuar se iniciativat duhet të ndërgjegjësojnë më tej vaksinimin në përgjithësi.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0