Bill Gates bleu Porsche në vend të Tesla, Elon Musk e quan atë “zhgënjim”

Bill Gates bleu Porsche në vend të Tesla, Elon Musk e quan atë “zhgënjim”


Elon Musk nuk është i impresionuar nga sipërmarrësi miliarder Bill Gates. Pasi Gates tha se bleu një makinë elektrike Porsche Taycan, CEO-ja i Teslës bëri një postim në Twitter për të hedhur hije ndaj bashkë-themeluesit të Microsoft.

“Bisedat e mia me Gates kanë qenë zhgënjyese, për të qenë i sinqertë”, shkruan Musk në Twitter.

Gates zbuloi blerjen e tij në një intervistë me Marques Brownlee, i cili është shumë i ndjekur në YouTube. Brownlee, duke përmendur Tesla-n, e pyeti miliarderin mbi përpjekjet që janë bërë ndaj ndryshimeve klimatike, duke përdorur produkte të energjisë së pastër siç janë makinat elektrike.

64-vjeçari u përgjigj duke thënë se makinat elektrike do të jenë gjithmonë më mbrapa makinave me gaz, por këto makina janë një nga faktorët “më shpresëdhënës” përsa u përket alternativave miqësore me mjedisin.  “Sigurisht, nëse duhet të them një emër kompanie që po ndihmon për këtë, është Tesla”, tha Gates. Por ai nuk ka blerë ende një nga makinat e kompanisë. “Unë sapo kam blerë një Porsche Taycan”, u shpreh ai.

“Më duhet ta them, është një makinë me çmim premium, por është shumë e lezetshme”, shton Gates. “Kjo është makina ime e parë elektrike dhe po kënaqem shumë me të”.

Taycan Turbo e Porsche kushton 150.900 dollarë në shitjet me pakicë në Amerikë, ndërsa Turbo S kushton 185.000 dollarë. Edhe makinat e Tesla-s janë të njohura për çmimet e shtrenjta, por të paktën new entry-level Model 3 ka një çmim shumë më të ulët prej 39.490 dollarësh. Musk reagoi ndaj blerjes së Gates duke iu përgjigjur një përdoruesi në Twitter, i cili pyeste pse bashkëthemeluesi i Microsoft “vendosi të blinte Taycan në vend të një Tesla”.

Nuk është hera e parë që Musk sfidon një nga miliarderët e teknologjisë në Twitter. Shefi i Tesla-s sfidoi qëndrimin optimist të Mark Zuckerberg lidhur me inteligjencën artificiale në vitin 2017, duke pretenduar se “kuptimi i Zuckerberg për këtë temë ishte  i kufizuar”.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0