Biletat e avionëve më të lira se asnjëherë nga Rinasi, 15-20 euro drejt Vjenës e Milanos - Business Magazine Albania

Biletat e avionëve më të lira se asnjëherë nga Rinasi, 15-20 euro drejt Vjenës e Milanos


Shkruar nga Monitor

Për shumë vjet, ata që u duhej të udhëtonin, shpesh kanë zgjedhur të shkojnë në vendet fqinje për të marrë avionin. Shkupi, Podgorica dhe Prishtina ishin alternativa për të kursyer para, ndonëse duke marrë parasysh kohën e humbur dhe shpenzimet e udhëtimit deri aty, leverdia nuk ishte shumë e madhe.

Por, muajt e fundit, çmimet e biletave ajrore janë ulur ndjeshëm dhe në Shqipëri. Hyrja e dy operatorëve të mëdhenj low cost, Wizz Air dhe Easyjet, zgjerimi i destinacioneve të operatorëve ekzistues dhe shtimi i konkurrencës, ka bërë që çmimet e biletave të bien ndjeshëm.

Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Vetëm një orë e pak fluturim, përmes Austrian Airlines, që deri në dhjetor kishte monopolin e kësaj rruge, kushtonte mesatarisht mbi 200 euro vajtje-ardhje. Nga dhjetori ka filluar fluturimet Wizz Air. Nëse kërkon me këtë linjë, mund të gjesh bileta edhe 15 euro në një drejtim, psh në datën 14 maj, apo 27 euro në 27 maj. Bileta më e shtrenjtë në një drejtim është rreth 44 euro me këtë operator, drejt Vjenës. Mesatarisht një bileta vajtje-ardhje e gjen me rreth 50-60 euro, nëse e pret disa muaj përpara.

Po me Wizz Air, i lirë është dhe Budapesti, me vajtje 20-30 euro dhe kthim 30-40 euro. Wizz Air ka nisur fluturimet dhe drejt destinacioneve italiane, ku po në muajin maj, mund të gjesh bileta drejt Milanos (Bergamo) me 15 euro vajtje dhe 24 kthim. Në qershor bileta shtrenjtohet në 25-30 euro një drejtim.

Lexo: Nisin fluturimet direkte Tel Aviv -Tiranë

Easyjet është operatori tjetër që ka filluar fluturimet nga Rinasi. Edhe me këtë operator drejt Milanos (Malpensa) mund të gjesh bileta që fillojnë nga 19 euro, në një drejtim. Kthimi është rreth 30-34 euro, pra një biletë vajtje-ardhje mund ta gjesh me 50-60 euro. Në periudhën e verës çmimet shtrenjtohet, por sërish mbeten më të lira se më parë, me rreth 50 euro vajtje e 80 kthim në fillim gushti (kujtojmë që në verë biletat nga Italia fluturonin edhe mbi 200 euro në një drejtim). Easyjet operon me fluturime direkte dhe drejt Gjenevës, ku në maj mund të gjesh biletë vajtje me 18 euro, por kthimi është më i shtrenjtë, rreth 65 euro.

Me operatorët ekzistues, Italia është më e shtrenjtë. Me Blue Panorama, në maj gjen bileta në një drejtim me minimumi 60 euro në një drejtim dhe kthim po rreth 60 euro, sa dyfishi i operatorëve të rinj low cost. Me Air Albania, po drejt Milanos, bileta është rreth 50 euro në një drejtim, ose 100 euro vajtje-ardhje.

Më e lirë është dhe Gjermania. Alba Wing ka fluturime drejt Hamburg dhe në maj, bileta është rreth 65 euro në një drejtim. Drejt Frankfurtit, po me këtë operator gjen bileta me 50 euro vet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0