Bilbili elektronik hyn në treg për shkak të COVID-19

bilbili elektronik

Pas 140 vitesh shërbimi shembullor, bilbili klasik rrezikon të dalë në pension për shkak të koronavirusit dhe normave higjienike në të gjitha fushat e futbollit. Tendeca më e fundit vjen nga Shtetet e Bashkura të Amerikës që po mendon të shmang rrezikun e infektimit: bëhet fjalë për bilbilin që “nuk vërshëllen”. Një bilbil elektronik që gjyqtarët do ta mbajnë në duar dhe do ta aktivizojnë nëpërmejt një butoni.

Vern Herris, një gjyqtar amerikan me shumë eksperiencë në basketboll, ka ngritur çështjen: “A mund të vazhdojë të përdoret bilbili? Them se jo: lojtarët prekin topin, ia kthejnë gjyqtarit, gjyqtari e prek, vë bilbilin në gojë dhe është i hapur ndaj rrezikut”.

Objekti, që në Botën e Re është bërë shumë i çmuar në këtë periudhë, është hedhur në treg nfa Fox40, një ndërmarrje që prodhon bilbila për gjyqtarët dhe që shet 15 mijë copë në ditë dhe ka si klientelë NFL-në dhe NBA-në.

Bilbili elektronik ngjan si një elektrik i vogël dore por mbetet për t’u zgjidhur problemi i baterisë dhe prekja e pavulletshme e tij, që mund të ndalë një aksion dhe të bëjë të shpërthejnë polemikat.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale