Bien të ardhurat, rriten kontrollet për informalitet

Bien të ardhurat, rriten kontrollet për informalitet


Delina Ibrahimaj, ish drejtore e INSTAT, tani do drejtojë Tatimet. Kryeministri Edi Rama e prezantoi para medias, ku lajmëroi rritjen e kontrollit për informalitetin.

Rama tha se është koha për të treguar se toleranca për informalitet do të jetë zero. Fakti që nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin, 15 mijë prej tyre nuk raportojnë edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv, është fakt absurd, tha ai.  Sipas tij, nën monitorim do të jenë edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave, që të mos ketë fatura fiktive.

Sipas tij, moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me risk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. Kjo për kryeministrin ka vetëm një emër: ç’organizim.

“Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-në dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi”, – tha kryeministri.

Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat

Për të është i pa falshëm fakti që ka biznese në jug të vendit, që harxhojnë për reklamim deri në 550 euro në natë dhe nuk kontribuojnë në tatime. Më tej ai lajmëroi se do të hapen aplikimet për 200 studentë, të cilët do të angazohen për të komunikuar me biznesin dhe ndihmuar në terren kah punonjësve të tatimeve.

“Cigaret dhe karburantet e kemi thënë vazhdimisht që kërkojnë një njehsim të integruar kontrollesh nga tatimet dhe doganat, pasi ato përbejnë 40% të të ardhurave doganore dhe çdo rrjedhje në ketë artikuj ka impakt në buxhet. Skemat e mashtrimit të TVSH tek ndërtimi nuk janë eliminuar  edhe pse janë zbuluar”,-  tha kryeministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0