Bie besimi në ekonomi, biznese e konsumatorë besojnë më pak

Bie besimi në ekonomi, biznese e konsumatorë besojnë më pak


Viti që sapo lamë pas u mbyll me rënie të besimit në ekonomi, si nga konsumatorët edhe sipërmarrjet. Sipas publikimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ra me 3.9% në tremujorin e fundit të 2017-ës.

Rënia e besimit në biznes ka ardhur kryesisht nga sektorët e ndërtimit, tregtisë dhe industrisë, ndërsa konsumatorët po ashtu kanë ulur optimizmin e tyre në ekonomi. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë besimi në industri ra 2.5%, ku si kontratat e porosisë edhe prodhimi janë në rënie.

Edhe sektori me zhvillimin më të madh së fundi, dhe kontribuesi kryesor në rritjen e PBB-së, ka ulur besimin në ekonomi. Në periudhën tetor-dhjetor, treguesi i besimit në ndërtim ra mbi 12% duke zbritur 5% nën mesataren historike. Edhe në këtë rast, si aktiviteti i ndërtimit edhe kontratat e porosisë kanë rënë ndjeshëm. Në këtë sektor, niveli i shfrytëzimit të kapaciteteve ra sërish nën mesataren historike duke qenë 59%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Besimit në tregti ra gati 10%, duke zbritur nën mesataren hisotrike, ashtu si edhe shfrytëzimi i kapacitete. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në këtë sektor po bie prej tre tremujorësh, ai është në nivelin 67% sipas vrojtimit të BSH.

Sektori me peshë e me ecuri pozitive në këtë periudhë ka qenë shërbimi. Treguesi i besimit në këtë sektor u rrit 2.5 pikë përqindje, sipas BSH, me një pozicionim gati 13 pikë përqindje mbi mesataren historike të këtij treguesi. Përmirësimi i besimit në shërbime erdhi nga rritja me 5.3 pikë përqindje e balancës së ecurisë së biznesit.

Treguesi, i cili mat edhe besimin e konsumatorit, vë në dukje se besimi i tij ra 0.7 pikë përqindje në tremujorin e katërt, pas rritjes së shënuar për dy tremujorë rresht. Megjithatë, treguesi vazhdon të qëndrojë mbi mesataren historike me 3.7 pikë përqindje. Sipas vrojtimit, konsumatorët kanë ulur besimin e tyre kur janë pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend (-3.2 pikë përqindje), situatën financiare të pritur të familjes (-2.7 pikë përqindje) dhe gjendjen e të ardhurave dhe shpenzimeve (-2.2 pikë përqindje). Ata janë treguar më pozitivë për blerjet e mëdha. Ky tregues, shënoi mbi 5% rritje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0