Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka kritikuar presidentin Joe Biden për thirrjen ndaj kompanive të naftës që të ulin çmimet e larta të benzinës, duke bërë që Shtëpia e Bardhë të dalë në mbrojtje të liderit amerikan të dielën.
“Mesazhi im për kompanitë që drejtojnë stacionet e karburantit dhe vendosin çmimet në pompë është i thjeshtë: kjo është një kohë lufte dhe rreziku global”, shkroi Biden të shtunën në Twitter.
“Ulni çmimin që po vendosni në pompë për të pasqyruar koston që po paguani për produktin. Dhe bëjeni tani,” shtoi Biden.
Bezos tha se qëndrimet e Bidenit përbëjnë “ose një keqdrejtim të drejtpërdrejtë ose një keqkuptim të thellë të dinamikës bazë të tregut”.
“Oh. Inflacioni është një problem shumë i rëndësishëm për Shtëpinë e Bardhë për të vazhduar të bëjë deklarata të tilla,” shkroi miliarderi amerikan të shtunën.
Lexo edhe: Si u shpëtojnë taksave njerëzit e pasur?
Çmimet e benzinës në pompë janë bërë një simbol i rritjeve më të gjera të çmimeve në Shtetet e Bashkuara dhe ato janë duke ulur vlerësimin e miratimit të Biden përpara zgjedhjeve legjislative në nëntor.
Biden ka sulmuar rregullisht kompanitë e naftës, duke thënë se atyre u interesojnë vetëm fitimet dhe jo mirëqenia e konsumatorit mesatar.
Kompanitë thonë nga ana e tyre se kanë rritur prodhimin në përpjekje për të zbutur çmimet, por se këto janë vendosur në tregun botëror dhe janë subjekt i dinamikave që nuk janë nën kontrollin e gjigantëve të naftës amerikane.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.