BETTER.ME, marka e parë shqiptare e suplementeve ushqimore për sport dhe mirëqenie - Business Magazine Albania

BETTER.ME, marka e parë shqiptare e suplementeve ushqimore për sport dhe mirëqenie

BETTER.ME

Ka dalë këto ditë në tregun online linja me e re e suplementeve ushqimore, BETTER.ME !

Në Shqipëri kjo vjen nga një grua sipërmarrëse Eranda Shuaipi, modele fitnesi dhe drejtuese e një laboratori për prodhimin e suplmeneteve të cilësisë së lartë për tregun ndërkombëtar. Produkte të standardeve ndërkombëtare, ISO, dhe me prodhim 100% në Shqipëri!

Eranda Shuaipi dhe Better.Me vijnë si kombinimi perfekt i pasionit dhe cilësisë e kompetences në fushën e suplementeve, që e zotërojnë prej 15 vitesh me laboratorët e tyre!

Me një çmim që është ekonomik, vjen nga laboratori direkt në derën e konsumatorit, duke porositur OnLine! Markë cilësore dhe mbi të gjitha prodhim 100% shqiptar.

Vizitoni websitin: www.better-me.biz

 

100% etiketa në shqip – 100% cilësi e garantuar -100% shëndet dhe mirëqenie

Për ata që nuk e njohin, Eranda Shuaipi merret me fitnes prej 15 vjetesh. Është vajza e parë shqiptare që ka marrë pjesë në gara e kompeticione fitnesi në të gjithë botën, duke fituar edhe disa tituj të rëndësishëm.

Ajo është 43 vjeç, e diplomuar në Ekonomik – Financë (Universiteti i Tiranës) dhe drejton “Eranda Lab”, laborator prodhimi suplementesh ushqimore, të vetmin e këtij lloji në vendin tonë.

Lexo: Si është e vendosur Shqipëria në marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor?

Ajo shprehet se, “Certifikatat ISO na detyrojnë të punojmë me standarde më të larta ndërkombëtare të EU. Blejmë lëndët e para më të mira, nga e gjithe bota, të shoqëruara me certifikata analizash, sigurie dhe origjine. Më në fund, suplementet nuk do jenë më një produkt luksi vetëm për pak njerëz, sepse ne garantojmë cilësinë e markave më të mira, me çmimin me ekonomik, për të gjithë. Prej më shumë se 10 vjetësh prodhojmë për kompani e marka lider në Europë dhe tani është koha të kemi edhe ne një markë lider suplementesh 100% shqiptare”.

Me etiketa në shqip, me bibliografi që shpjegon funksionin e çdo lënde të parë të përdorur, BETTER.ME vjen në ndihmë të njerëzve për t’u bërë versioni i tyre më i mirë i vetes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0