BeReal është aplikacioni momentit i rrjeteve sociale. TikTok po e kopjon atë. - Business Magazine Albania

BeReal është aplikacioni momentit i rrjeteve sociale. TikTok po e kopjon atë.

Aplikacioni i mediave sociale BeReal po kalon një moment suksesi. Ai është një aplikacion për ndarjen e fotografive që u dërgon përdoruesve një kërkesë ditore (në një kohë të ndryshme çdo ditë) për të marrë dhe ndarë shpejt një imazh në kohë reale. BeReal është aplikacioni më i shkarkuar në kategorinë e rrjeteve sociale të Apple App Store. Dhe është i shtati më i popullarizuari në Google Play.

Gjithë ky sukses po tërheq vëmendjen e gjigantëve të tjerë socialë, të cilët po nxitojnë shpejt të krijojnë versionet e tyre të BeReal për të shmangur humbjen e përdoruesve. TikTok, i cili, në vetvete, është imituar disa herë nga konkurrentët (përfshirë Instagram dhe YouTube), është i fundit që klonoi konceptin.

“TikTok Tani” ju fton ju dhe miqtë tuaj të kapni atë që po bëni në këtë moment duke përdorur kamerën e përparme dhe të pasme të pajisjes suaj”. -tha kompania në një deklaratë. “Do të merrni një kërkesë të përditshme për të kapur një video 10 sekondash ose një foto statike për të ndarë me lehtësi atë që jeni duke bërë.”
TikTok nuk është i pari që merr idenë e BeReal . Muajin e kaluar, doli lajmi se Meta po punonte në Candid Challenges për Instagram, i cili ndjek formulën e ndryshimit të përditshëm dhe të menjëhershëm. Një zëdhënës konfirmoi funksionin për Fast Company , duke thënë, “Kjo veçori është një prototip i brendshëm dhe nuk testohet nga jashtë”.

Lexo: Varësia nga “lajmet e këqija”. Studiuesit thonë se po ju dëmton shëndetin mendor dhe fizik
BeReal është shkarkuar më shumë se 20 milionë herë që nga debutimi i tij.  Imitimi mund të jetë forma më e lartë e vlersimit, por në botën e korporatave, ai mund të jetë gjithashtu një pengesë  ndonjëherë e pakapërcyeshme. Pra, a do t’i japë fund trajektores së rritjes së BeReal lëvizja e TikTok dhe një e mundshme nga Meta?
BeReal ngriti katërfishoi të ardhurat duke çuar vlerësimin e saj në më shumë se 600 milionë dollarë, sipas Business Insider . Sigurisht ky bilanc nuk është i krahasueshëm me Meta ose TikTok, por nuk janë as të parëndësishme.

BeReal ka një bazë besnike përdoruesish, por duke pasur parasysh se sa shpejt kompanitë e mëdha të teknologjisë miratojnë (ose kopjojnë plotësisht) risitë popullore, mund të jetë gjithnjë e më e vështirë për kompanitë në rritje që të fitojnë dhe të mbajnë  një mbështetje në treg. Fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0