Beko përmes turit rajonal “Ha si kampionët” synon të ndihmojë Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” - Business Magazine Albania

Beko përmes turit rajonal “Ha si kampionët” synon të ndihmojë Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”


Beko, lideri europian i elektroshtëpiakeve të mëdha dhe Neptun, distributori kryesor i Beko-s në Shqipëri, organizojnë turin e ardhshëm rajonal “Ha si kampionët”, përmes të cilit shoqëria po lufton obezitetin e fëmijëve.

Me këtë rast, Beko do t’i dorëzojë Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” një dhurim që ka për qëllim të përmirësojë kushtet e jetesës në këtë institucion përmes ofrimit të disa pajisjeve elektroshtëpiake. Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 14:00 deri në orën 21:00, në sheshin Skënderbej, ndërsa dhurimi do të dorëzohet në orën 16:00.

Në aktivitet do të jetë i pranishëm një nga master shefat më të mirë, Renato Mekolli, që do të përgatisë disa pjata shumë të shijshme.

Në shkallë botërore, platforma “Ha si kampionët” synon të tërheqë vëmendjen lidhur me rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, sidomos në rastet kur çrregullimet në ushqyerje të fëmijëve janë një problem gjithmonë e më serioz. Qëllimi është krijimi i zakoneve të shëndetshme të ngrënies si një themel i shëndoshë për fëmijët, që ata të hanë dhe rriten në mënyrë të shëndetshme.

Përveç aktiviteteve zbavitëse, ju do të keni mundësinë të shihni dhe provoni linjën e re të pajisjeve inkaso dhe të veçuara të Beko dhe Grundig. Gjatë ditës, përfaqësuesit do të jenë të pranishëm dhe në dispozicion për çdo pyetje ose thjesht për pak zbavitje të shëndetshme.

Bashkohuni për të ndërgjegjësuar publikun për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme për fëmijët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0