Dita ndërkombëtare kushtuar pastrimit, ka nxitur një prej kompanive më të mëdha të pastrimit në vend të ndërmarrë një fushatë mbarëkombëtare.
AlbPastrim ka iniciuar nismën e pastrimit të ambientit, që synon të përfshijë shumë sipërmarrje e individë. Me 21 Shtator, AlbPastrim, në bashkëpunim me AlbAcademy dhe AlbSolution, kanë vendosur të nisën pastrimin në Pezë e Madhe.
Kompania ju fton të bëheni pjesë e nismës, për t’u angazhuar në pastrimin e ambientit në zonën tuaj.
Valbona Begolli, themeluese e AlbPastrim thotë se, “Nisma synon në ndërgjegjesimin e sipërmarrjeve, punonjësve dhe qytetarëve për të mbajtur ambientin e pastër. Akti i thjeshtë i pastrimit duhet të bëhet një forcë që lidh së bashku njerëzit dhe grupet në bashkëpunim dhe ndërgjegjësim për një ambient më të pastër”.
Sipas saj, fuqia që jep bashkimi i njerëzve në të gjithë vendin mund të sigurojë arritje të pabesueshme. Thelbi qëndron në sensibilizim dhe bashkëpunim.
“Fushata starton në Pezë. Por, pjesë e nismën mund të bëhen sipërmarrje e organizata të ndryshme. Çdo nismë që do të shtrihet në zona të tjera, AlbPastrim e mbështet me qese dhe doreza”, tha Begolli.
Objektiv parësor është pastrimi i plazheve, lumenjve, pyejeve dhe rrugëve tona. Çdonjëri në planet, e quan shtëpi vendin e tij, ndaj duhet të përfshihemi dhe të kontribuojmë që shtëpinë ta bëjmë një vend më të mirë.
Sipërmarrësit apo indivitët e interesuar mund të kontaktojnë tina.arifaj@albpastrim.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto