Bëhu një profesionist digjital në 4 muaj dhe puno nga kudo, me Learnio - Business Magazine Albania

Bëhu një profesionist digjital në 4 muaj dhe puno nga kudo, me Learnio

LearnioAlbania

Profesionet në teknologji po bëjnë namin, dhe pa faj, të ardhura të mëdha po fitohen në këto profesione dhe të gjithë të rinjtë i kanë sytë aty. Ata që kanë tashmë një karrierë të konsoliduar ndoshta po pendohen për rrugëtimin që kanë zgjedhur, ose thjesht duan të mësojnë një profesion të ri për më shumë të ardhura. 

Ka një mënyrë dhe një mënyrë e sjellë nga profesionistë! Nuk ka shumë rëndësi mosha apo profesioni ku ndodheni momentalisht, mjafton përkushtimi dhe dëshira dhe në pak muaj mund të jesh dhe ti pjesë e teknologjisë. 

LEARNIO Albania është dega Shqiptare e LEARNIO një kompani Daneze ED-TECH (apo Technology Education Company) që prej 2014 ofron trajnime në mbarë botën mbi aftësi të ndryshme dixhitale dhe gjithashtu trajnim e mentorim mbi punën freelance online në tregun global. 

LEARNIO sot numëron mbi 16,000 studentë të diplomuar në 17 shtetet ku operon aktualisht mes të cilëve 500+ studentë vetëm në Shqipëri.  

Programi i LEARNIO ALBANIA përfshin trajnime në nivelin 1 (fillestar) dhe/ose 2 (me të avancuar) në fushat: 

  • Digital Marketing

  • Graphic Design

  • Web Development 

Programi i trajnimit zhvillohet tërësisht online, në Shqip dhe në Anglisht. Trajnimi zgjat në total 4 muaj dhe zhvillohet 3 ditë në javë (2 orë cdo ditë) kryesisht gjatë orareve të mbasdites. Veç aftësive kryesore të nevojshme në secilën prej këtyre fushave, secili kurs i përgatit studentët gjithashtu mbi aftësitë e buta (si komunikimi dhe negociimi me klientët, anglishtja e biznesit, ngritja e CV dhe Portofolit të punëve, etj). Studentët asistohen sistematikisht nga mentorët, edhe në sesione 1on1 në ngritjen e profileve online dhe portofolit të tyre të punëve e deri sa të fitojnë projektet e tyre të para në Website si fiverr.com / upwork.com /  peopleperhour.com/, etj. 

Learnio Albania është programi më inovativ në treg dhe ndër të vetmit që shoqëron studentin hap pas hapi deri në fillimin e karrierës si eskspertë freelance dixhital. 

Projekti i fundit në Shqipëri (Digital Jobs) u financua nga Banka Boterore dhe pati mjaft sukses duke trajnuar 500 vajza e gra të moshes 16 – 35 vjec për të punuar online në këto 3 fusha.

LearnioAlbania

Përse Learnio? 

  • Kompani Europiane e bazuar në Danimarkë
  • Eksperiencë 9 vjecare duke trajnuar të rinj nga e gjithë bota
  • Prezente në 17 shtete 
  • Trajnim intensiv 4 mujor 
  • Programi bazohet 100% në kurrikulumet e Universiteteve më prestigjoze ndërkombëtare dhe vjen me 1% të kostos së tyre
  • Mentorë ndërkombëtarë dhe vendas  
  • Mundësi globale punësimi dhe fitimi 
  • Certifikim Europian për Digital Freelancing 
  • Akses i përjetshëm në materialet e trajnimit 
  • 16.000+ të diplomuar në gjithë botën – 3Milion $ fitime  
  • I vlerësuar me notën 9/10 nga studentët 

Momentalisht Learnio ofron 20% skonto për të gjitha kurset

 

Kur fillojnë kurset e radhës? 

DIGITAL MARKETING – 1 Shkurt 

GRAPHIC DESIGN – 1 Shkurt 

WEB DEVELOPMENT – 17 Shkurt 

LearnioAlbania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0