Bëhu edhe ti "Babagjyshi Sekret", bëj dikë të lumtur - Business Magazine Albania

Bëhu edhe ti “Babagjyshi Sekret”, bëj dikë të lumtur

Babagjyshi Sekret

Ardhja e periudhës më të bukur të vitit sjell bashkë me zbukurimet e dritat, edhe iniciativat për të plotësuar dëshira që për 11 muaj të vitit nuk kanë pasur mundësi të bëhen realitet.

Pikërisht, për këtë ka menduar projekti “Babagjyshi Sekret”, që për 6 vite radhazi tashmë pret biletën e Babagjyshit nga Poli i Veriut drejt e në Shqipëri, dhe synon të intensifikojë atmosferën festive duke dërguar buzëqeshje pikërisht tek ata, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë.

Të gjithë fëmijët nga mosha 6 – 14 vjeç mund të shkruajnë me dorë një letër, ku kërkojnë një dëshirë të tyren dhe ta dërgojnë nëpërmjet filialit të postës shqiptare më të afërt në adresën: Babagjyshi, Poli i Veriut.

Nga ana tjetër, me marrjen e letrave të fëmijëve nis thirrja e të gjithë personave të njohur e të panjohur që duan të jenë për fundvit Babagjyshë Sekretë dhe të plotësojnë dëshirat e një apo më shumë letrave që vijnë në adresë të Babagjyshit, të cilat mund t’i gjejnë në Çorapen e Letrave në faqen: www.babagjyshisekret.al.

Kështu, të gjithë ata që duan të jenë Babagjyshë të Vitit të Ri për një ditë, kanë tashmë mundësinë të jenë të tillë dhe të bëjnë dikë të lumtur!

Babagjyshi me mish e shpirt, mund të jesh ti.

Mund të jetë çdo shqiptar (e jo i tillë), që tradita ia do të jetë bujar, përtej skepticizmit dhe individualizmit të kohës. Fundja “Ka më shumë lumturi të japësh, se të marrësh” na kanë predikuar të gjitha fetë në historinë e njerëzimit.

Në këtë iniciativë që i dedikohet buzëqeshjeve të pafalura në vigjilje të festave të fundvitit, janë bashkuar edhe korporata si Raiffeisen Bank, e cila suporton gjithë fëmijët në nevojë të këtij projekti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0