Kurset i ndihmojnë të rinjtë të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Gjatë kurseve pjesëmarrësit përfitojnë njohuritë dhe aftësitë që janë të nevojshme për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare. Kjo organizatë i ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësi të buta, të cilat janë thelbësore për liderët botërorë!
Ata organizojnë programe edukimi afatshkurtra që i ndihmojnë të rinjtë të përgatiten për sfidat që tregu i punës mund të sjellë nesër! Këtu mund ta shihni listën e disa prej programeve të tyre – Programet.
Ftohen liderët e rinj nga vende të ndryshme që të bëhen ambasadorë të rinj të Grupit të Edukimit të Holandës! Cili është roli i Ambasadorit të Ri? Ambasadorëve të Rinisë do t’u kërkohet të përfaqësojnë Grupin e Edukimit të Holandës në rajonet e tyre, në organizatat / universitetet e tyre dhe të ndihmojnë të rinjtë të kenë qasje në informacion për edukimin ndërkombëtar!
Duke qenë Ambasador i Rinisë ju do të:
- Përfitoni një përvojë ndërkombëtare për të punuar në projektet rinore ndërkombëtare!
- Njiheni me njerëz të mëdhenj nga e gjithë bota!
- Përmirësoni aftësitë tuaja të udhëheqjes!
- Do të merrni pjesë në një nga kurset e tyre në Amsterdam dhe në Moskë pa pagesë (udhëtimet do të mbulohen plotësisht nga organizata!)
- Zhvilloni veten në një mënyrë personale dhe profesionale!
Çfarë pritet nga Ambasadorët e Rinisë?
Ambasadorët e Rinj janë përfaqësues të Grupit të Edukimit të Holandës në rajonin e tyre. Çfarë duhet të bëjë Ambasadori i Rinisë?
- Të kontaktojë me universitetet lokale që mund të jenë të interesuara për bashkëpunim me Grupin e Edukimit të Holandës; së bashku me universitetet që hartojnë programet e kurseve afatshkurtra që mund të jenë të interesuara për studentët e këtyre universiteteve.
- Të jetë në kontakt me rininë lokale dhe organizatat e tjera që mund të jenë të interesuara për bashkëpunim me Grupin e Edukimit të Holandës;
- Të përhapë informatat rreth programeve të Grupit të Edukimit të Holandës mes të rinjve që mund të jenë të interesuar për pjesëmarrje;
- Të analizojë nevojat e të mësuarit të të rinjve në rajonin e tij/saj dhe të bëjë sugjerimet se cilat kurse mund të jenë interesante për të rinjtë nga rajoni përkatës;
- Të veprojë si një pikë kontakti lokal i Grupit të Edukimit në Holandë dhe të sigurojë informacion për programet e organizatës!
Kriteret për t’u bërë ambasador i rinisë:
- Aftësi të mira në gjuhën angleze
- Ndarja e disa orëve në javë për të punuar si Ambasador i Rinisë
- Aftësi të mira komunikimi
- Një rrjet i gjerë kontaktesh dhe aftësia për të kontaktuar me të rinjtë.
Ambasadorët e Rinisë emërohen për një periudhë prej 12 muajsh.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për pozitën e një Ambasadori të Rinisë të Grupit të Edukimit të Holandës – dërgoni një email në marina@uconsulting.nl dhe shkruani ‘Ambasadori i Rinisë’ në kutinë e subjektit. Ju lutemi, përfshini këto dokumente në email:
Rezumen (CV-në) dhe letrën tuaj të motivimit.
Për më shumë klikoni në uebfaqen origjinale:
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto