Begaj vulos Paketën Fiskale 2026, 2 miliardë euro borxhe fshihen nga bizneset - Business Magazine Albania

Begaj vulos Paketën Fiskale 2026, 2 miliardë euro borxhe fshihen nga bizneset

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 7 ligjet e Paketës Fiskale për vitin 2026, duke i dhënë vulën përfundimtare dy nismave kyçe të debatueshme të Paqes Fiskale: ligjit për fshirjen e borxheve tatimore dhe doganore dhe ligjit për “Marrëveshjen e Paqes”.

Sipas ligjit të fshirjes së borxheve, administrata tatimore dhe ajo doganore duhet të pastruar bilancet duke hequr çdo borxh të krijuar para 31 dhjetorit 2014. Nga kjo nismë përfitojnë më shumë se 200 mijë biznese debitorë, ndërsa shuma totale e detyrimeve të papaguara arrin rreth 2.1 miliardë euro.

Ligji i Marrëveshjes së Paqes lejon negociimin e fitimit midis administratës tatimore dhe biznesit për vitin 2026 dhe më tej. Ai u mundëson bizneseve të korrigjojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit dhe të rrisin deklarimet.

Në kuadër të Paketës Fiskale, presidenti ka dekretuar gjithashtu ligjin për procedurat tatimore, që për herë të parë kufizon pagesat në cash për qytetarët në 500 mijë lekë dhe për bizneset nga 150 mijë në 100 mijë lekë.

Lexo edhe: Ke fëmijë nën 18 vjeç? Ja si përfiton 100 mijë lekë rimbursim

Ligji për sistemin e taksave vendore përjashton nga taksa e ndikimit në infrastrukturë të gjitha investimet publike në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale të financuara nga buxheti qendror dhe vendor.

Ndër ligjet e tjera të Paketës, janë dekretuar:

  • Ligji për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit,
  • Ndryshimet në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke përfshirë lehtësira për sponsorizimet sportive dhe kërkimin shkencor, dhe detyrimin për bizneset online të publikojnë NIPT-in në faqet e tyre,
  • Ligji i TVSH-së, që parashikon kompensim të faturave për fermerët me 10%.

I vetmi ligj i paketës që tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare është ai i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0