BE nuk ndalon, vendos sanksione të tjera kundrejt Rusisë - Business Magazine Albania

BE nuk ndalon, vendos sanksione të tjera kundrejt Rusisë

sanksione

Pas paketës së zgjeruar të sanksioneve kundër Rusisë që BE vendosi të enjten vonë, njoftohet të premten se vendet e BE po përgatisin sanksione të tjera kundër Rusisë.

Bashkimi Europian synon sipas të dhënave të presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel të vendosë sanksione të tjera kundër Moskës. Të premten Michel deklaroi në twitter, se “BE po përgatit urgjentisht një paketë tjetër sanksionesh”. Të enjten BE vendosi një sërë sanksionesh të forta kundër Rusisë për shkak të sulmit të saj kundër Ukrainës.

Lexoni: Sanksione dhe luftë/ FMN paralajmëron rreziqe të mëdha ekonomike

Sipas BE sanksionet e vendosura të enjten prekin sektorin energjitik, financiar dhe atë të transportit, eksportet që përdoren për qëllime civile dhe ushtarake. Po ashtu sanksionet prekin edhe dhënien e vizave për një sërë “personash të veçantë” nga Rusia. Edhe SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Japonia reaguan me ashpërsimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por BE nuk ka vendosur shkëputjen e Rusisë nga sistemi SWIFT. Në BE Gjermania bën pjesë tek ato vende që këtë hap për arsye strategjike ende e mbajnë si kartë presioni. Kancelari, Olaf Scholz tha se ai duhet mbajtur për një situatë, ku do të jetë e nevojshme të bësh edhe gjëra të tjera. Në samitin e djeshëm krerët e shteteve dhe qeverive të BE vendosën në një samit të posaçëm sanksione të zgjeruara kundër Rusisë, që prekin sektorin financiar, atë të energjisë dhe teknologjive.

Rusia reagoi të premten duke u kundërpërgjigjur, se do të vendosë po ashtu sanksione kundër perëndimit. “Kuptohet vetë, që do të pasojnë masa hakmarrëse”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov në Moskë të premten. Nga Ministria e Ekonomisë në Moskë, erdhi njoftimi, se Rusia do të orientohet gjithnjë e më shumë drejt tregjeve aziatike për shkak të sanksioneve.

/dw

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0