Ndërsa kërcënimi nga ndryshimet klimatike po rritet, Bashkimi Evropian ka forcuar angazhimin e tij për të luftuar dezinformimin.
BE-ja ka mbështetur një deklaratë historike për të goditur dezinformimin klimatik në një kohë kur lajmet e rreme dhe përmbajtja e krijuar nga inteligjenca artificiale janë në rritje.
Deklarata për Integritetin e Informacionit mbi Ndryshimet Klimatike, e prezantuar gjatë samitit COP30 në Belém vitin e kaluar, demonstron një “angazhim të fortë” për debat të bazuar në fakte, shkencën e klimës dhe politikëbërje mbi baza të provuara.
Para mbështetjes së BE-së më 20 janar 2026, deklaratën e kishin miratuar individualisht 15 shtete anëtare, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Spanjën.
Kjo ndodh ndërsa informacioni mjedisor online po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u kuptuar. Sipas Eurobarometrit 2025 mbi ndryshimet klimatike, 52% e evropianëve thonë se mediat tradicionale nuk japin informacion të qartë mbi klimën, ndërsa 49% raportojnë vështirësi në identifikimin e përmbajtjeve të besueshme në rrjetet sociale.
Çfarë është dezinformimi klimatik?
Dezinformimi klimatik përkufizohet si përhapja e qëllimshme e informacionit të rremë ose mashtrues për ndryshimet klimatike dhe veprimet kundër tyre – duke përfshirë mohimin e plotë dhe teoritë konspirative.
Ai ndryshon nga keqinformimi klimatik, që është informacion i rremë ose jashtë kontekstit që dikush paraqet si fakt.
“Ne jetojmë në një botë ku kërcënimi i ndryshimeve klimatike po bëhet gjithnjë e më urgjent, ndërsa të vërtetat alternative, përballja dhe dezinformimi janë gjithandej,” thotë Wopke Hoekstra, Komisioner për klimën, net-zero dhe rritjen e pastër.
Lexo edhe: Nga energjia e pastër te ekonomia qarkulluese, sfida dhe mundësitë për një tranzicion të gjelbër
“Ky është një shqetësim serioz. Debatet publike të informuara, ku dëgjojmë dhe shikojmë shkencën, janë thelbësore nëse njerëzimi dëshiron të përballet me krizën klimatike në mënyrë efektive.”
Si të dalloni dezinformimin klimatik në 2026-ën
Si pjesë e përpjekjeve për ta adresuar këtë problem, Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Evropian për veprim klimatik ka lancuar fushatën #ClimateFactsMatter. Ajo synon të “fuqizojë njerëzit” për të parë përmes dezinformimit klimatik dhe zbulon teknikat kryesore që përdoren për të mashtruar publikun.
Ekspertë të rremë
Kushdo mund të pretendojë se është “ekspert” në internet, qoftë në fushën e klimës apo në sektorë të tjerë. Një investigim i fundit zbuloi 1,000 artikuj në shtypin britanik të atribuuar ekspertëve të rremë, të paekzistueshëm ose të përmirësuar nga AI. Verifikoni gjithmonë pretendimet e një “eksperti” me burime të besueshme.
“Kurthe emocionale”
Dezinformimi mbi klimën shpesh përdor gjuhë ngarkuese. Nëse shihni një postim që menjëherë ju bën të zemëroheni ose të frikësoheni, ndaloni një moment dhe verifikoni informacionin.
Lufta kundër ndryshimeve klimatike kërkon ndryshime sistemike globale dhe një tranzicion larg karburanteve fosile. Nëse një histori ose postim në rrjetet sociale premton një “zgjidhje të thjeshtë”, kini kujdes, nëse duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta është e rreme.
Fake AI
Rritja e inteligjencës artificiale ka bërë që imazhet false të jenë të përhapura kudo online. Nëse diçka duket e pazakontë, zmadhojeni imazhin ose përdorni kërkim të imazhit të kundërt. Gjithmonë kthehuni tek burime të besueshme ose fact-checkers.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.