Miriam Neziri Angoni: Gratë sipërmarrëse mund të udhëheqin tranzicionin e Shqipërisë drejt qëndrueshmërisë - Business Magazine Albania

Miriam Neziri Angoni: Gratë sipërmarrëse mund të udhëheqin tranzicionin e Shqipërisë drejt qëndrueshmërisë

Shqipëria ndodhet në një moment kyç të tranzicionit të saj drejt një ekonomie më të gjelbër, ku nismat e qëndrueshmërisë po shndërrohen në motorë të rinj zhvillimi dhe në këtë rrugëtim prania e BE-së në Shqipëri po bëhet një mbështetje e madhe për të nxitur modele biznesi që respektojnë mjedisin dhe forcojnë sipërmarrjen vendase, veçanërisht atë të grave dhe“Green Queen Award” është një nga ato iniciativa. Për të kuptuar më thellë ndikimin e kësaj nisme dhe rolin e grave në këtë transformim, zhvilluam një intervistë me Miriam Neziri Angonin, menaxhere me eksperiencë në drejtimin e programeve të BE-së për zhvillim të qëndrueshëm. Ajo ndan perspektivën e saj mbi potencialin e sipërmarrjeve të udhëhequra nga gra, sfidat strukturore të tregut dhe nevojën për politika mbështetëse që e afrojnë Shqipërinë me standardet evropiane.

Si e vlerësoni ndikimin e nismave si “Green Queen Award” në nxitjen e ekonomisë së gjelbër në Shqipëri, dhe si përputhet kjo me vizionin e BE-së për zhvillim të qëndrueshëm në vend?

Green Queen Award është një nismë e projektit të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, nëpërmjet projektit EU4GreenGen, që ka një ndikim real dhe të matshëm në ekonomi. Ajo motivon sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që të adoptojnë modele qarkulluese, të reduktojnë mbetjet, të përdorin burime natyrore në mënyrë më të përgjegjshme dhe të krijojnë produkte më të pastra e më inovative. Duke vlerësuar gratë sipërmarrëse që janë në pararojë të këtyre ndryshimeve, ne po forcojmë një kulturë të re ekonomike, atë të ndërmarrjeve që ndërtojnë vlerë duke qenë të qëndrueshme.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0