Nga energjia e pastër te ekonomia qarkulluese, sfida dhe mundësitë për një tranzicion të gjelbër - Business Magazine Albania

Nga energjia e pastër te ekonomia qarkulluese, sfida dhe mundësitë për një tranzicion të gjelbër

Shqipëria ndodhet në një pikë kthese historike përsa i përket zhvillimit të qëndrueshëm, energjisë së pastër dhe transformimit të modeleve të konsumit e prodhimit. Teksa vendet e Bashkimit Europian po thellojnë betejën e tyre drejt neutralitetit klimatik, Shqipëria po hyn në një fazë të re ambicioze, e cila kërkon vizion, investime dhe një kulturë të re përgjegjshmërie mjedisore, aq më tepër në një moment kyç, si vend kandidat për t’iu bashkuar familjes europiane.. 

Sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

Prodhuesit e makinave kanë qenë prej vitesh në kundërshtim me zotimet e Bashkimit Evropian për të arritur objektivat e shkarkimit zero të CO2  deri në vitin 2050. Që prej shpalljes së Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane nga Komisioni Evropian gati gjashtë vjet më parë, industria ka argumentuar se ambiciet klimatike mund të kërcënojnë konkurrencën brenda sektorit.

Në Evropë, prodhuesit e makinave përballen me një sërë sfidash si: detyrimi për të ulur ndjeshëm shkarkimet e CO2; heqja gradualisht nga qarkullimi i makinave me motorë me djegie të brendshme (ICE) deri në vitin 2035; investimi në elektrifikim; si dhe marrja e përgjegjësisë financiare për mjetet në fund të jetës së tyre. Në këtë kontekst, negociatat për objektivin klimatik të vitit 2040, që propozojnë reduktimin e shkarkimeve me 90%, po shtyjnë industrinë drejt rritjes së prodhimit të automjeteve elektrike, pavarësisht pasigurive të blerësve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0