BE jep 4 milionë euro për shëndetësinë në Shqipëri

BE jep 4 milionë euro për shëndetësinë në Shqipëri


Bashkimi Evropian  ka akorduar 4 milion euro për vendin tonë, në fushën e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Ambasadori i BE-së, Soreca gjatë fjalës së tij u shpreh se, ky donacion do të përdoret për furnizime mjekësore të menjëhershme dhe është pjesa e parë e 50 milionë eurove që BE do të ofrojë për mbrojtje dhe mbështetje sociale, si dhe për të zvogëluar ndikimin e krizës mbi vendet e punës dhe ekonominë.

Kjo ndihmë për Shqipërinë është një reagim i shpejtë për të luftuar një armik të përbashkët si Covid-19,” u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë komunikimit online me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca dhe Koordinatorin e OKB-së në Shqipëri, Brian Williams.

Lexoni: Prej pandemisë Covid-19, Toka po dridhet më pak

Në mesin e pajisjeve të financuara nga Bashkimi Evropian do të ketë: skanerë CT, ventilatorë, ambulanca plotësisht të pajisura, që shpëtojnë jetë për sigurimin e transportit dhe ndihmës së parë për rastet më të rënda, aparate portative digjitale për ekzaminime me rreze x, radiografi digjitale, dhe pajisje moderne për kujdesin intensiv.

BE-ja do të sigurojë gjithashtu shtretër plotësisht të pajisur për Njësitë e Kujdesit Intensiv, si dhe materiale mbrojtëse dhe dezinfektantë për punonjësit dhe operatorët e kujdesit shëndetësor që janë në vijën e parë të betejës së përditshme.

Lexoni: COVID-19, Izolim i plotë edhe këtë fundjavë

“Situata evoluon me shpejtësi në terren. Kjo është arsyeja pse mbështetja e BE-së është krijuar për të qenë fleksibël, për të garantuar një reagim të shpejtë dhe efikas në rast të nevojave dhe emergjencave që ndryshojnë me shpejtësi. Ne po shqyrtojmë gjithashtu mënyrat e mundshme për të mbështetur operatorë të tjerë thelbësorë të vijës së parë, siç është policia. Por tashmë programi i BE-së për zbatimin e ligjit, PAMECA, po siguron komplete mbrojtëse për policinë”, deklaroi z. Soreca.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0