BE heq kufizimet e udhëtimit për 8 vende, mes tyre edhe Shqipëria - Business Magazine Albania

BE heq kufizimet e udhëtimit për 8 vende, mes tyre edhe Shqipëria

udhëtimit

Qeveritë e Bashkimit Europian kanë rënë dakord që të shtojnë në listën ku lejohen udhëtimet 8 vende e territore, mes tyre edhe Shqipëria.

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të bllokut miratuan listën e vendeve, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Libani, Shqipëria, Tajvani, Serbia, Maqedonia e Veriut.

Gjithashtu në listë janë shtuar dhe dy rajonet administrative kineze, Hong Kongu dhe Makau, me kusht që edhe ato të lejojnë udhëtimet. Vendimi pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Vendet e Bashkimit Europian rekomandohen që të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit për 8 vendet aktuale në listë: Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

Gjtihashtu vendet në mënyrë individuale mund të zgjedhin të kërkojnë një test negative të Covid-19 ose një periudhë karantine.

Lexoni: Bileta Avioni me vetëm 1 Euro! Aeroporti i Kukësit nis fluturimet në Zyrih dhe Stamboll

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0