BE gjobit Google me 3.5 miliardë dollarë për “abuzim” në tregun e reklamave online - Business Magazine Albania

BE gjobit Google me 3.5 miliardë dollarë për “abuzim” në tregun e reklamave online

Komisioni Europian ka vendosur një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh (afro 3.5 miliardë dollarë) ndaj Google, duke e akuzuar për shkelje të rregullave antitrust të BE-së. Sipas komisionit, Google ka favorizuar shërbimet e veta të reklamave, duke abuzuar me pozitat dominuese në treg përmes platformës AdX dhe mjeteve të veta të blerjes së reklamave.Google ka 60 ditë kohë për të ndalur këto praktika dhe për të prezantuar masa që shmangin konfliktet e interesit në zinxhirin e adtech-ut. Nëse nuk e bën, BE paralajmëron masa edhe më të ashpra.

Lexo edhe: Vjen në 2-3 tetor Future2Tech, panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në vend!

Kompania ka njoftuar se do të apelojë vendimin, duke këmbëngulur se shërbimet e saj nuk janë antikonkurruese dhe se ka më shumë alternativa se kurrë.

Ky është gjobitja e dytë më e madhe që BE i ka vendosur ndonjëherë Google, pas gjobës prej 5 miliardë dollarësh në vitin 2018. Vendimi ka ngjallur reagime edhe në SHBA, ku Presidenti Donald Trump e cilësoi si një ndëshkim të padrejtë ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0