"Be Art Albania", të bësh ART me rroba të përdorura - Business Magazine Albania

“Be Art Albania”, të bësh ART me rroba të përdorura


BM: Çfarë është “Be Art Albania”?

A: ”Be Art Albania” është një platformë online e aksesueshme nga çdo individ që në thelb ka ridizenjimin e ”second-hand clothes”. Ky website promovon një pikëpamje ndryshe të modës bashëkohore. Ne përdorim rrobat e dorës së dytë të sjellë nga klienët për të krijuar garderobë moderne, vetëm duke i transformuar ato, ose duke i kthyer në material të dobishëm qoftë dhe për mjediset e punës apo dhe ato shtëpiake. Ne mirëpresim çdo klient qoftë 12, 19, 30 apo dhe 80 vjeç. Arti nuk njeh limite.

BM: Si lindi ideja e këtij website?

A: Ideja e projektit lindi nga një bisedim me mamin tim, e cila ka nje profesion si rrobaqepëse prej 30 vitesh. Dhe thamë pse jo, diçka ndryshe? Diçka që të sjellë një shërbim unik, cilësor, në një shtet ku papunësia ka arritur një nivel të konsiderueshëm. Ky shërbim është i përballueshëm nga çdo shtresë dhe ky është pikërisht qëllimi ynë. Një biznes ku çdokush mund të marrë një shërbim të punuar deri në detaje me një çmim të volitshëm.

BM: Si funksionon ai?

A: Siç e thashë dhe me sipër ky biznes synon të promovojë një art ndryshe ku me anë të rrobave të dorës së dytë të sjellë nga klientët mund të rikrijojë një veshje tërësisht unike dhe jo vetëm kaq. Krijimtaria jonë shtrihet dhe në ridizenjimin e sendeve të ndryshme të mjediseve shtëpiake apo dhe atyre të punës. Kjo do të arrihet me një kosto tejet minimale, që është konkurrues në treg.

BM: Kur do të mund të jetë i aksesueshëm online “Be Art Albania”?

A: Puna ka nisur dhe me shumë mundësi pas disa ditësh do jetë i disponueshëm vetëm me anë të një klikimi.

BM: A keni marrë mbështetje financiare apo është thjesht një iniciativë personale?

A: Në fillim ishte thjesht një inciativë personale nga ana jonë, por pas shumë kërkimesh u arrit dhe mbledhja e fondeve të nevojshme.

BM: A ekziston ndonjë website i ngjashëm me idenë tuaj? Nëse po, çfare e bën këtë biznes ndryshe nga të tjerët?

A: Është një risi e re në tregun shqiptar. Rreziku është i madh, por qëllimi ka vendosur baza të forta. Avantazhi kryesor shtrihet në dy pika kyçe: Shërbimi unik dhe çmim i volitshëm. Këto dy pika kyçe do të jenë dyshemeja mbi të cilën biznesi do të ngrihet. Dua ta quaj art, sepse të dizenjosh, të krijosh le vend për imagjinatë dhe imagjinata është çelsi i rrugës drejt artit. Nëpërmjet këtij projekti, une dua të dëshmoj se, me një ide të mirë, edhe moda mund të jetë ekologjike, etike dhe e lirë.

BM: Çfare strategjie marketingu keni menduar të adaptoni për rritjen e biznesit tuaj?

A: Ideja do të mbeshtetet në promovimin online, në rrjete të ndryshme sociale, ku do të pajiset me adresat përkatëse si dhe reklamimi i shërbimit në faqet më popullore të ndjekura në ditët e sotme. Biznesi akoma është në hapat e parë dhe në qoftë se gjërat ecin si duhet, pse jo mund të avancojmë në hapjen e një dyqani në një zonë të populluar.

BM: Si e shihni të ardhmen e biznesit tuaj?

A: “Be ART Albania” synon të jetë një biznes ku të arrijë të hapë pika të ndryshme në qytete të tjera të Shqipërisë. Deri në ato hapa, mendoj se një ide e mirë mund të jetë dhe shërbimi online, ku klienti sipas preferencave të veta shpreh kërkesat në lidhje me porosinë dhe me pas vijon dorëzimi me postë.

BM: Faleminderit për intervistën dhe iu urojmë suksese në vazhdim. 

/Business Magazine Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0