BB: Rritje e zbehtë ekonomike për 2016

BB: Rritje e zbehtë ekonomike për 2016


Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Prespektivën e Ekonomisë Globale.

Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur  në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.

Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të fiksohet në 3.5 për qind për 2017-ën dhe 2018 ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë, që pretendon se rritja do të kërcejë mbi katër përqind që vitin e ardhshëm.

Kriza globale duket se ka lënë pasoja afatgjata në ekonominë e vendit duke tronditur themelet dhe rrudhur potencialin e saj për t’u zhvilluar me ritme të shpejtë. Kufizimi i rritjes ekonomike në nivelin 3.5 për qind për të gjithë horizontin afatemesëm, nëse do të vërtetohet, paralajmëron një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë. Kjo do të kishte pasoja jo vetëm në rritjen e mirëqënies së familjeve por edhe sfidat sociale të vendit, që lidhen me zbutjen e varfërisë apo mbështetjen e sektorëve kyc.

Së bashku me FMN, Banka Botërore është duke e asistuar Shqipërinë në ndërtimin e një axhende të re ekonomike përmes ndihmës në disa sektorë kyç si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vlerësimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgënjyese në ekonominë globale, paralajmërojnë se edhe vitet e ardhshëm do të jenë të vështirë.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0