Basti i Apple mbi përmbajtjen origjinale, po fitohet në mënyrë unike - Business Magazine Albania

Basti i Apple mbi përmbajtjen origjinale, po fitohet në mënyrë unike


Shumë shpejt Apple mund të parakalojë Spotify në një mënyrë shumë të rëndësishme.

Platforma Streaming e Apple po shton tashmë persona me një ritëm shumë më të shpejtë se kundërshtari i saj, Spotify, sipas raportimeve nga The Wall Street Journal, burimet e së cilës tregojnë se Apple Music mund të parakalojë shumë shpejt Spotify në SHBA.

Nëse kjo ndodh, do të ishte një hap pas për Spotify i cili po planifikon të bëhet publik, në fund të këtij viti. Do të ishte gjithashtu një arritje për Apple, plaftorma streaming e së cilës ka qënë për shumë kohë e renditur pas kundërshtarëve.

Për të qënë të qartë, Apple ka sërish shumë punë për të bërë në mënyrë që të kalojë Spotify në arenën globale. Kjo sepse Spotify numëron 70 milionë të nënshkruar ndërsa Apple vetëm 36 milion.

Gjithsesi, të arrinte të mundte Spotify në SHBA, do të ishte padyshim arritje. Shërbimi filloi në vitin 2015, me një sërë problematikash të cilat edhe pse kompania ka arritur mjaft fitime, nuk janë rregulluar ende.

The Wall Street Journal nuk spekullon mbi aryset se pse kompania po ngrihet kaq shumë, por me shumë mundësi ka të bëjë me investimet e kompanisë mbi përmbajtjet origjinale sesa me investimet mbi platformën në vetvete.

Apple prezantoi dy seri origjinale vitin e kaluar: Planet of the Apps dhe Carpool Karaoke, me të dyja këto që kërkonin një regjistrim në Apple Music për të funksionuar. Por Apple nuk i detyroi klientët e saj të paguajnë, duke ofruar një provë 3 mujore falas, për regjistrimet e para.

Duket se kjo ka qënë një strategji fituese. Zëvëndës Presidenti i Apple, Eddy Cue, tha për Reuters në gusht se Apple pa një rritje në numrin e regjistrimeve pasi nxori Planet of the Apps. Pati akoma më shumë interes në vijim, me Carpool Karaoke i cili ishte i bazuar në një franchise shumë popullor. Pra, duket se edhe këto kanë qënë përgjegjëse për rritjen në periudhën e fundit.

Për Apple Music, testi më i madh do të jetë nëse do të arrijë të mbajë dimensionin aktual. Nëse platforma do të arrijë të mbajë personat e regjistruar në provën 3 mujore falas edhe më tej, duke shtuar përmbajtje origjinale, kjo do të tregojë se Apple mund të jetë një forcë e madhe në programimin origjinal dhe mund ti japë kompanisë një shtysë, në mënyrë që një ditë të mundë edhe konkurrencën e Spotify.

 

Burimi: mashable.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0