Njësitë vendore, pavarësisht taksave vendore, kanë një nivel të ulët autonomie nga buxheti i shtetit. Sipas raporteve të fundit të publikuara, mbi 85% e 61 bashkive kanë autonomi financiare nën mesataren.
Sipas të dhënave, burimet financiare në dispozicion të qeverisjes vendore vitin e kaluar ishin rreth 76 miliardë lekë. Ndaj një viti më parë, financimi është rritur 23%.
Me reformën administrativo-territoriale, pritej pikërisht rritja e autonomisë financiare të pushtetit lokal, e rrjedhimisht edhe ulja e barrës së tij në buxhetin e shtetit. Viti i parë i tranzicionin pati rritje kostosh për shkak të ristrukturimit të njësive. Por, kostot e larta vijuan edhe më pas.
Prej vitesh në vend, ka debat për menaxhimin e financave publike dhe mirëadminsitrimin sidomos në pjesën e pushtetit lokal.
Niveli i lartë i varësisë nga buxheti i shtetit, sipas ekspertëve, bëhet pengesë për zhvillimin e projekteve të mëdha me nismë lokale.
Niveli i varësisë nga buxheti i shtetit lidhet edhe me nivelin e zhvillimit të sipërmarrjave. Siç shihet nga tabela më poshtë, Tirana kryeson me të ardhurat e siguruara nga burimet e veta e ndjekur nga Vora dhe Durrësi. Bashkitë që varen në mënyrë të theksuara nga buxheti i shtetit janë Kukësi, Hasi, Memaliaj, Pukë, Dibër, Këlcyrë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
