Bashkimi Europian hap kufijtë për shqiptarët e vaksinuar - Business Magazine Albania

Bashkimi Europian hap kufijtë për shqiptarët e vaksinuar

Shtetet anëtare të BE ranë dakord të mërkurën të hapin kufijtë e jashtëm për udhëtarët e vendeve të treta si Shqipëria, që janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit. Pas një takimi në Bruksel, diplomatët ranë dakord gjithashtu për të rritur nivelin e rasteve të reja për 100 mijë banorë që është vënë si kusht hapjen e kufirit me një vend të tretë. Nga 25 raste numri do të ngrihet në 100 raste për 100 mijë banorë. Shqipëria ka aktualisht 15 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë, duke i plotësuar kështu kushtet edhe para se BE të merrte vendimin për hapjen e kufijve.

Lëvizja bëhet përpara sezonit turistik veror, pohuan për Reuters burime ne Bruksel. Ambasadorët nga 27 vendet e BE-se miratuan një propozim të Komisionit Europian të përpiluar në 3 maj lidhur me kriteret për të përcaktuar vendet si “të sigurta” dhe për të lejuar turistët e vaksinuar plotësisht nga diku tjetër.

Këto shtete pritet të vendosen një listë të re këtë javë ose në fillim të javës tjetër. Bazuar në të dhënat nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, personat që mbërrijnë nga Britania dhe një numër vendesh të tjera i plotësojnë kriteret e reja, por rezidentët amerikanë, jo. Një diplomat europian tha se rastet e variantit indian në Britani do të ndiqen me kujdes, megjithëse vendet e bllokut tashmë po përcaktojnë politikat e tyre lidhur me këtë situate.

Kështu Portugalia e hoqi një ditë më parë  ndalimin katër-mujor të udhëtimit për turistët britanikë. Kriteri kryesor i vendosur nga Brukseli për udhëtarët e vendeve jo anëtare është që shteti nga vijnë ata të mos ketë më shumë se 25 raste të reja COVID-19 për 100,000 njerëz në 14 ditë.

Komisioni propozoi që ky nivel të rritej në 100, në fund ambasadorët ranë dakord për 75. Trendi duhet të jetë i qëndrueshëm ose në rënie dhe duhet të ketë një numër të mjaftueshëm testesh. që personave të vaksinuar, ata duhet të kenë marrë një vaksinë të miratuar nga BE-ja ndërsa ato në listën emergjente te OKB-së, do të merren parasysh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0