Basha, Yunus diskutojne per hapjen e bizneseve te reja - Business Magazine Albania

Basha, Yunus diskutojne per hapjen e bizneseve te reja


TIRANA –  Kryebashkiaku Lulzim Basha priti sot ne nje takim nobelistin Muhammad Yunus i cili eshte nismetari i revolucionit financiar te mikrokreditimit. Zoti Basha ka vleresuar punen e jashtezakonshme te Yunus, per t’u dhene mundesine e hapjes se nje biznesi, vetepunesimit dhe punesimit mijera njerezve anembane botes. Nxitja e hapjes se bizneseve te reja dhe punesimi eshte prioritet i Bashkise se Tiranes,- theksoi z. Basha.

Kryebashkiaku Basha e njohu nobelistin Yunus me iniciativat e ndermarra nga ana e Bashkise se Tiranes, per te mbeshtetur hapjen e bizneseve te reja dhe zgjeruar ato ekzistuese, kryesisht nga te rinjte. Bashkia e Tiranes ka vendosur nje fond prej 1 milion eurosh, i cili sherben si fond garancie per bizneset e reja qe hapen apo drejtohen nga te rinj, nje skeme qe perdoret per here te pare nga pushteti vendor ne Shqiperi.

Nje tjeter iniciative ku Bashkia e Tiranes ka investuar per here te pare eshte “Crimson Capital”. Bashkia dhe donatore te tjere kane vene nje fond prej 5.2 milione dollaresh per kreditimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ne Tirane.

Per shkak te situates ekonomike qe po kalon vendi dhe rritjes se vazhdueshme te taksave eshte bere i veshtire, madje i pamundur suksesi i bizneseve te konsoliduara, pasi per hapjen e bizneseve te reja eshte thuajse e pamundur. Lufta per mbijetese ka bere qe shume biznese te mbyllin vende pune, ku me te prekurit jane te rinjte.

Ne kete kuader, krijimi i mundesive per te hapur nje biznes, i shanseve per punesim eshte nje nga synimet me te medha te Bashkise se Tiranes,- theksoi kryebashkiaku Basha, duke shprehur deshiren per te bashkepunuar me “Yunus Social Business Albania”, per te nxitur nepermjet instrumenteve te perbashketa, punesimin e te rinjve te cilet duan te ndermarrin iniciativa private biznesi por e kane te pamundur te kene akses ne tregun financiar.

Profesor Yunus ka mirepritur ftesen e zotit Basha per bashkepunim. Basha dhe Yunus rane dakord per venin ne dispozicion te fondeve te perbashketa, per hapjen e bizneseve te reja dhe rritjen e punesimit.

Biografi e Yunus 
Muhammad Yunus ka qene profesor i njohur ne “Chittangog University” ne Bangladesh, nje vend me varferi ekstreme, gje qe e beri ate te krijonte nje skeme te mikrokreditimit te fermereve te varfer ne vendin e tij. Me pas, ai themeloi “Grameen Bank”. Permes sistemit te mikrokreditimit, Yunus ka mbeshtetur mijera njerez ne mbare boten, nga ku 94% e perftuesve jane gra. Per kete kontribut te madh ne luften kunder mjerimit dhe varferise, zotit Yunus i eshte akorduar çmimi “Nobel”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0