Barrierat që pengojnë përmirësimin e zakoneve tona - Business Magazine Albania

Barrierat që pengojnë përmirësimin e zakoneve tona

zakoneve

Zakonet janë determinuese të asaj që aktualisht kemi dhe asaj që synojmë të arrijmë. Kur ne ndryshojmë zakonet tona, ne ndryshojmë jetën tonë” thotë autorja amerikane Gretchen Rubin, e njohur për librat e saj me temë: zakonet, lumturinë dhe natyrën njerëzore.

Në mënyrë të përkufizuar, zakoni është një sjellje e fituar që është bërë gati ose plotësisht e pavullnetshme nga ana jonë. Zakone, janë që nga stili i jetesës: ngritja herët në mëngjes, ngrënjja e shëndetshme, përdorimi i alkoolit, bërja e ushtrimeve për çdo ditë e deri tek mënyra sesi ne i shohim gjërat rreth nesh: pakënaqesitë, të qënit gjithë kohës i palumtur, ëndërrimtar, etj. Zakon është dhe mënyra si organizojmë jetën: rrimë me orë të tëra para televizorit apo kur çdo dhjetë minuta i rikthehemi njoftimeve në rrjetet sociale.

Ne nuk mund të bëjmë asnjë përmirësim vërtet të rëndësishëm për veten, nëse ne nuk ndalemi së pari të kuptojmë kush janë zakonet tona, pse ne kemi marrë këto zakone. Në mënyrë, që të përmirësojmë zakonet. Lehtësisht i kuptojmë cilësinë e zakoneve tona nga efektiviteti që ato na japin në jetë.  Zakonet e mira janë ato të cilat na bëjnë të ndihemi krenarë dhe zakonet e këqija janë ato që na shkaktojnë stres.

Nëse ne e stërvisim trurin me zakone të mira, ne arrijmë ta menaxhojmë mirë veten tonë dhe të shfaqim një vetëkontroll të lartë. Por ndonëse të gjithë tentojmë të përqafojmë zakonet e mira, shumica prej nesh nuk duket se ia dalin. 

 Ja disa barriera që na privojnë ndryshimin e zakoneve.

Frika

Frika është përbindëshi mendor që e krijojmë vetë, një rrjedhë negative e të pandërgjegjshmes thotë psikologia Mirela Sula në librin e saj “Mos e lër mendjen të ikë”.

Frika kjo ndjenjë që rrit ankthin brenda nesh shpesh bëhet pengesë më e madhe në zhvillimin tonë. Frika se mos do kritikohemi keq në sy të të tjerëve, frika mos lëndojmë, frika mos dukemi qesharakë, shpesh herë na ngurtëson, na bën të mendojmë negativisht. Sa më shumë frikë të kemi aq më reaksion negativ krijohet në mendjen dhe zemrën tënde. 

Por sa më shumë të mundohemi ta kuptojmë burimin e frikës tonë dhe sa më pak t’i trembemi aq me e dobët do të na duket dhe aq më pak hapësirë do të zërë në rrugëtimin tonë. E duke e kuptuar, gjithnjë e më të fortë do të bëheni. 

Justifikimet

Ne kalojmë më shumë kohë duke u ankuar mbi atë se çka ndodhur sesa të veprojmë për të dalë nga kjo situatë. Sepse është më e lehtë të nxjerrim justifikime sesa të ndërmarrim veprime. Kur dikush justifikohet, tenton t’ja heqë vetes të gjitha dështimet e tij. Justifikimet janë armiku më i madh i përmirësimit tuaj në punë dhe në jetë. Duke u justifikuar ne nuk i kushtojmë rëndësi shëndetit tonë, punës, gjendjes ekonomike, familjes, marrëdhënies bashkëshortore. Problemi më i madh me justifikimet është se, nëse i lini  të jetojnë gjatë në mendjen tuaj ato bëhen realiteti yt i vetëm. Ti nuk e shikon veten të aftë për asgjë përveçse për të nxjerrë justifikime njëri pas tjetrit. Për të mos dalë nga gjendja jote aktuale dhe për të mos synuar një gjendje më të mirë.

Ky është ndryshimi midis humbësit dhe fituesit. I pari e ngrys ditën duke u ankuar, duke u justifikuar mbi gjithçka, i dyti duke ndryshuar diçka në gjendjen e tij. I pari është i destinuar për të qenë gjithë jetën një ndjekës, e nëse fati nuk i jep një dorë ka gjasa dhe humbës. Ndërsa i dyti një lider, e nëse fati nuk është nga ana e tij ai do gjejë një mënyrë për ta kthyer.

Nëse ju mësoni të tejkaloni frikën dhe justifikimet tuaja sa herë ndodheni përballë një zakoni që duhet eleminuar apo përmirësuar, ju e dërgoni veten tuaj një nivel më lart. E sapo të shijoni rezultatet e para të këtij ndryshimi, ju do i ktheni këto zakone në stilin tuaj të jetesës.  Një stil i tillë jetese që disiplinon zakonet tuaja, padyshim ju afron më shumë me lumturinë dhe suksesin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0